Një destinacion i klasit botëror
Një zhvillim urban miks, në të cilin do të gjeni gjithçka që keni imagjinuar dhe shumë më tepër. E vendosur në një lokacion kryesor të qytetit, Vlora Marina ofron një numër të limituar të apartamenteve Premium dhe të Branduara me pamje ekskluzive nga deti.
Shëtitorja e Vlora Marina Shtrihet buzë detit dhe mund të konsiderohet si një nga më të gjatat, pasi lidhet edhe me shëtitoren pranë pyllit të Sodës. Hotelet në Vlora Marina vijnë me standarde ndërkombëtare. Dy hotele me 5 yje janë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hoteleve, të pranishëm në mbi 139 shtete dhe me strukturë akomoduese mbi 8000 vende.
Studioja prestigjioze belge e projektimit, XDGA – Xaveer De Geyter Architects- ka sjellë në jetë këtë projekt unik, duke vendosur standarde të reja për atë që njihet si “jetesë premium”.
VITALITET
Një vend surprizash dhe mundësish në zemër të Mesdheut, si për ata që nuk e njohin atë, ashtu edhe për dashamirësit e tij besnikë.
Porti mikpritës
Falë pozicionit të saj, Marina e Vlorës ofron një pikë tejet interesante, me mundësinë unike të eksplorimit të vendeve të tjera në të gjithë Ballkanin.
Një strehë shumëdimensionale për fundjava të shkurtra dhe pushime të gjata, ku shërbimet premium do t'ju bëjnë të ndiheni gjithmonë si në shtëpi.
Një takim perfekt ku përzihen kulturat dhe historitë, të cilat bëhen një pikë mikpritëse referimi, që shpreh në mënyrë perfekte shpirtin shqiptar.
Rrënjë të thella të një trashëgimie të pasur
Vlora Marina është një projekt modern që ndërtohet mbi një trashëgimi të pasur. Ky zhvillim inovator reflekton lidhjen e fortë me të kaluarën dhe vizionin për të ndërtuar rrugën drejt së ardhmes.
Angazhimi ndaj mjedisit dhe njerëzve ofron një përvojë të jashtëzakonshme për këdo. Falë gamës së gjerë dhe të larmishme të shërbimeve, secili mund të krijojë një lidhje autentike me vendin, duke përzgjedhur mes shumë opsionesh atë që i përshtatet më së miri nevojave të secilit.
THESARI I FSHEHUR NË MESDHE
THESARI I FSHEHUR NË MESDHE
Vlora Marina është një zhvillim miks, me apartamente premium me pamje ekskluzive nga deti dhe një shëtitore plot gjallëri dhe dinamizëm. Këtu mund të përjetoni emocione të pafundme duke e ditur se një vend unik dhe i veçantë po ju pret.
 Apartamente premium me pamje nga deti
 Apartamente të limituara për kat
 Veranda private dhe dritë natyrale
 Shërbime mirëmbajtje përgjatë gjithë vitit
 Programi i shkëmbimit të pushimeve
 Siguri 24/7
 Standarde të larta dhe bashkëkohore ndërtimi
 Zona me vlerësimin më të lartë për qiratë sipas operatorëve turistikë
 Të ardhura të garantuara falë Programit të Qiradhënies
 Financimi i Pronës pa asnjë kërkesë fillestare për kolateral
 Rritja e vlerës së pronës me kalimin e kohë
 Afër 120 plazhe natyrore
 Pranë monumenteve historike të UNESCO-s
 Kuzhina më e mirë autentike dhe mesdhetare
 Vendndodhja në qendër të qytetit, 10 min larg nga aeroporti
 Distanca e afërt nga Pylli i Sodës
 Pranë Shtëpisë së Pavarësisë
 Një koncept i ri jetese, pranë një Marine të Klasit Botëror
 Hotele me 5 yje, marka prestigjioze ndërkombëtare
 Restorante dhe bare të njohura ndërkombëtarisht
 Dyqane të markave ndërkombëtare
 SPA, qendra Wellness
 Pishina të mbyllura
 Këndi i fëmijëve dhe zona argëtimi
 Marina e parë shqiptare e klasit botëror
 438 vende ankorimi
 Klub i jahteve
 Shërbimet e marinës
 Plazhe private dhe publike
 Një koncept i ri jetese brenda dhe pranë një Marine
 Një destinacion i ri turistik ndërkombëtar
 Një projekt i qëndrueshëm
 Mundësi e shkëlqyer për profesionistët e rinj
 Një zonë e rigjallëruar që lidh qytetin me një nga zonat më të rëndësishme siç është Pylli i Sodës.
NJË HISTORI UNIKE DHE TRASHËGIMI TË UNESCO-S PËR T'U EKSPLORUAR
Eksploroni Shqipërinë
Shqipëria ka një klimë të mrekullueshme mesdhetare, me më shumë se 300 ditë me diell në vit. Dimrat përgjatë brigjeve të Jonit dhe Adriatikut janë të butë, ndërsa vera një stinë që ofron mundësitë për aventura të çmendura në det dhe në mal. Kjo klimë idilike krijon skenën e përsosur për të eksploruar plazhet përrallore dhe mrekullitë natyrore, duke ju ftuar të eksploroni bukuritë e tyre gjithë vitit.
Shqipëria ka një trashëgimi unike të trashëgimisë kulturore dhe historike; është e njohur për kuzhinën e saj plot shije dhe po aq e famshme bukuritë e pamata natyrore dhe plazheve të paprekura. Vendi po zhvillohet, por ende mbetet një thesar për t’u zbuluar duke ofruar mundësi dhe përvoja krejt unike. Me integrimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria është vendi ideal për të ndërtuar të ardhmen që keni imagjinuar gjithmonë. Ne jemi të lumtur për të ndarë me ju gjërat që na veçojnë dhe na bëjnë një destinacion vërtetë të jashtëzakonshëm.
QYTETI MUZE I BERATIT
Asnjë vizitor vendas apo i huaj nuk mund t’i shpëtojë magjepsjes nga bukuritë dhe qetësisë që ofron Parku Kombëtar i Butrintit, 20 km larg Sarandës, ku natyra e harlisur rrethon si një mburojë rrënojat antike të tij. Parku Kombëtar i Butrintit është një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike, mjedisore, turistike dhe histo-kulturore të Shqipërisë. Qyteti antik i Butrintit, përbën një kombinim shumë të rrallë të arkeologjisë dhe natyrës. Ndonëse punimet arkeologjike asnjëherë nuk kanë përfunduar, mendohet se ajo që shohim sot mund të jetë me shumë mundësi vetëm një e pesta e asaj që ndodhet nëntokë. Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit. Parku Kombëtar i Butrintit është listuar si pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1992.
QYTETI MUZE I GJIROKASTRËS
ISO POLIFONIA
Që nga viti 2005 “Isopolifonia popullore shqiptare” iu shtua listës së “Kryeveprave të trashëgimisë jomateriale të njerëzimit” të mbrojtura nga UNESCO, si një trashëgimi unike, e cila nuk gjendet askund tjetër në botë. Shpirti i një identiteti dhe pasurie unike shpirtërore, polifonia mbetet një ylber I pakapshëm.
XHUBLETA SHQIPËTARE
E futur së fundmi në mbrojtje nga UNESCO, Xhubleta është një veshje e punuar tërësisht me dorë, e cila vishej nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Kryesisht e zeza me motive të qëndisura shumëngjyrëshe, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike. Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit, duke treguar statusin social dhe ekonomik të mbajtësit.




