Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

MIRËSEVINI NË

VLORA MARINA

Çdo ditë, i gëzohemi jetës!

Ne jemi të palodhur dhe entuziast për aventura, por gjithashtu jemi të kujdesshëm t'ju dhurojmë qetësi dhe rehatinë e nevojshme. I lini mënjanë shqetësimet të veniten sëbashku me puhizën e ngrohtë të detit. Këtu ku ajri është i kripur, kujtime të embla krijohen. Prandaj bëhuni gati të lundroni drejt shijeve, iniciativave dhe mundësive të reja.

Ju do të përjetoni, relaksoheni dhe mbi të gjitha, do të shijoni ditën. Dhe kur perëndimi i diellit të shkrihet në qiej, të jeni të sigurt se shumë gjëra ju presin. Ndoshta në vizitën tuaj të radhës, ndoshta çdo ditë të qëndrimit tuaj, në Vlora Marina do të kujtoheni për ato që vërtet kanë rëndësi në jetë: marrëdhëniet njerëzore, eksperiencat, shijet e përkryera dhe bukuritë e të gjitha llojeve. Vlora Marina është pika e takimit të plazheve dhe mrekullive natyrore, një mënyrë e të jetuarit të historisë, në një vend ku kombinohet e tashmja dhe e ardhmja, tradicionalja dhe modernia.

Në Vlora Marina, ka shumë për të zbuluar dhe ju do të ndiheni si në shtëpi. Të frymëzuar nga deti dhe të udhëhequr nga era, ju ftojmë që kohët e bukura t'ju prekin si valë.

MARINA QË JU MIRËPRET

Filloni çdo ditë një udhëtim të ri për të shprehur stilin tuaj të jetesës.

Të jetosh emocionet e aventurave të pakufizuara, duke kaluar tokat, detet, qiejt dhe duke e ditur se komoditeti i portit tuaj do t'ju presë gjithmonë. Gjithçka ka të bëjë me udhëtimin dhe me kë udhëton.

NJË VEND AUTENTIK

Aty ku relaksi nënkupton një zbulim të ri

Një eksperiencë autentike. Një lidhje kuptimplotë me njerëz dhe kultura.

GJALLËRI

Një destinacion aventuresk për çdo stinë

Vlora Marina ju ofron një mjedis plot gjallëri ku mund të zgjidhni midis disa komoditeteve dhe shërbimeve, për ta shijuar vetë, me shokët dhe familjen.

Një gamë befasuese mundësish në zemër të detit Mesdhe.

AKSESUESHMËRIA

Porti mikpritës i shpirtit shqiptar

Falë pozicionimit të saj, Vlora Marina ju ndihmon të zbuloni jo vetëm ambientin përreth por të gjithë Ballkanin.

Foleja ku mund të relaksoheni në çdo stinë dhe ku shërbimi premium do tju bëjë të ndiheni si në shtëpi.

Vlora Marina është vendtakimi përfekt ku kultura dhe historia shkrihen në mënyrë të mrekullueshme për të shprehur më së miri vlerat mikëpritëse të shpirtit shqipëtar.

ORIGJINALITET

Rrënja e thellë e një trashëgimie të gjatë

Vlora Marina është një projekt bashkëkohor që nxjer në pah me krenari një trashëgimi të gjerë, me rrënjë të thella për ndërtimin e rrugës drejt Rilindjes.

Duke i kushtuar një rëndësi të madhe mjedisit, i siguron udhëtarëve një përvojë të paharrueshme.

Falë ofertave të larmishme çdo kush mund ta gjejë veten dhe të shijojë çdo ditë e moment të qëndrimit.

REZIDENCA VLORA MARINA

Një jetesë e rafinuar në një marinë bregdetare

Një marinë e klasit të lartë gati t’ju mirëpresë në territorin e saj të mrekullueshëm. Në zemër të Shqipërisë, për të jetuar në çdo rrahje kulturën e saj autentike.

Në një vend ku ju mund të ndiheni menjëherë pjesë e një komuniteti bujar, ku mund të shijoni eksperienca dhe kultura të reja.

Me një pamje që përfshin të dy detet, atë Adriatik dhe Jon. Ky projekt bashkëkohor ruan vlerat mesdhetare, lidh traditat me modernen dhe ku qëndrueshmëria është një aset kyç si në arkitekturë, ruajtjen e ujit dhe efikasitetin e energjisë.

MARINA

Një pjesë e përvojës mesdhetare

Vlora Marina, vendi ku e shkuara dhe e ardhmja bashkohen për t'ju kujtuar se sa e ëmbël është jeta.

Vlora Marina është si vetë deti: me shumë për të zbuluar, dhe prapë të bën të ndihesh si në shtëpi. A mundeni të përfytyroni dot një takim diku në plazhe qiellore, përmes mrekullive natyrore dhe përjetimit të historisë së gjallë? Apo një vend që kombinon të shkuarën me të ardhmen, tradicionalen me modernen?