Një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Aktualisht ndodhet dhe vepron në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Holandë.
Themeluar në Vjenë nga Z. Samir Mane, tani punëson më shumë se 5000 njerëz, të përkushtuar ndaj historisë sonë të suksesit.
Grupi Balfin operon sipas standardeve më të larta të biznesit dhe etikës me kapital të konsiderueshëm financiar dhe burime njerëzore të jashtëzakonshme. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, shitjes me pakicë, minierave, bankave, turizmit, energjisë, logjistikës, etj.
BRUNES CONSTRUCTION, një zhvillues i njohur i projekteve të ndërtimit në Shqipëri. Themeluar në vitin 1994 nga Z. Geront Çela dhe Bledar Çela, kompania importon dhe eksporton pllaka, sanitare, mallra dhe mobilje të ndryshme.
Kompania operom me 8 dyqane në të gjithë vendin, dhe ka në pronësi DEKOLL, PintoCOLOR dhe TERMAX. Grupi punëson rreth 670 njerëz, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten çelësi i historisë së suksesit.