MIRËSEVINI
VLORA MARINA
Kur ju jetoni në Vlora Marina, deti është fqinji juaj dhe perëndimi është një premtim. Jeto një eksperiencë premium në një vend të bukur autentik. Nise çdo ditë me një aventurë të re duke shprehur mënyrën tënde të jetesës. Zgjidh një apartament me pamje nga deti dhe shijo Vlora Marina Residences! I rrethuar nga natyra, i lidhur me botën, përgjithmonë.
REZIDENCA VLORA MARINA
Një jetesë e rafinuar buzë një marine bregdetare, me një pamje që përfshin të dy detet, atë Adriatik dhe Jon.
Projekt bashkëkohor që ruan vlerat mesdhetare, lidh traditat me modernen dhe ku qëndrueshmëria është një aset kyç si në arkitekturë, ruajtjen e ujit dhe efikasitetin e energjisë.
NJË PAMJE GJITHËPËRFSHIRËSE
Falë vendndodhjes unike buzë detit, apartamentet premium në Vlora Marina, shijojnë pamjen fantastike të kufirit midis detit Adriatik dhe atij Jon, ishullit të Sazanit dhe të gjithë gjirit të Vlorës.
Tarracat private të apartamenteve mundësojnë një ambient perfekt për të shijuar pamjen teksa mund të jeni duke festuar, duke ngrënë ose duke shijuar një gotë verë, për ta kthyer çdo moment në një kujtim për tu treguar.
RRETH APARTAMENTEVE
Këto apartamente duket sikur qëndrojnë mbi ujë, me akses direkt në marinë, ballkone private, karakteristika të veçanta të dizajnit, hapësira të bollshme, plan dizajni i hapur. Të gjithë bashkë këta elementë krijojnë një rezidencë të mrekullueshme me pamje spektakolare.
Në Vlora Marina çdo gjë është lehtësisht e aksesueshme, sic janë restorantet e nivelit të lartë, kafenete, baret dhe dyqanet. Apartamentet janë të pozicionuar në mënyrë perfekte, me një pozicion primar. Kuzhina cilësore tradicionale e zonës si dhe shumllojshmëria e ambienteve dhe shërbimeve, e bëjnë këtë vend një rezidencë të vërtetë.
APARTAMENTET NË VLORA MARINA
- Apartamente me një, dy ose tre dhoma gjumi.
- Pamje nga deti, nga parku ose nga qyteti.
- Vendndodhje kryesore buzë detit me akses të drejtpërdrejtë në marinë. Shëtitore, park, plazh privat dhe 2 km vijë bregdetare që të çon në parkun pyjor me pisha.
REZIDENCA VLORA MARINA

Apartamente me pamje nga deti dhe lidhje direkte drejt tij

Parkim për çdo apartament dhe hapësirë parkimi ekstra për apartamentet premium

Standarde të larta ndërtimi

Vendosje e harmonizuar e ndërtesave

Arkitekturë nga prestigjozja XDGA – BELGJIKË

Siguri 24 orë

Akses direkt në plazhin privat dhe në park

Shëtitore dhe shesh qëndror

Akses direkt në plazhin 2 km me rërë që të çon në parkun pyjor me pisha

Rezidencë ekskluzive për komunitetin

Fasada të dyfishta që ofrojnë efikasitet energjetik, mbrojtje të privatësisë, estetikë dhe stil

Një qendër e re rekreacioni e integruar plotësisht me shëtitoren.

Pranë qendrës kulturore dhe kampusit të studentëve

Akses direkt në rrugët kryesore

Raport optimal midis ndërtimit dhe hapësirës.

Shumëllojshmëri shërbimesh me Helipad të aksesueshme lehtësisht nga Aeorporti turistik I Vlorës.
ARKITEKTURA
PARKU- KAMPUSI- CITYSCAPE
Masterplani i Vlora Marinës, përfshin parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, zonën rreth e rrotull Universitetit dhe pallatin kulturor të Vlorës. Këto tre zona, parku, kampusi dhe lagjja e re e planifikuar, krijojnë zona me kontrast të fortë në qendër të bregdetit të Vlorës.
UNIFORMITET DHE DIFERENCIM
Lagjja e planifikuar në Marina përbëhet nga uniformiteti nga një anë dhe diferencimi nga ana tjetër. Ndërtesat e masterplanit kanë shprehi të përbashkët, por asnjë nga ndërtesat nuk është e njëjtë me tjetrën. Ka gjithnjë ndryshim në orientim dhe lartësi për të krijuar një identitet të fortë, por pa lënë mënjanë qytetin rreth tij.
NJË ARKITEKTURË KLASIKE MARINE
Vetë ndërtesat janë të projektuara me një tipologji të mirëfilltë marine klasike dhe bregdetare.
Rezidenca e integruar me kushtet klimaterike lokale.
Falë tarracave, fasadave dytësore me xham, hapësirave të brendshme që shtrihen edhe jashtë apartamentit, flladi i detit përshkon të gjithë rezidencën.
INTEGRIM ME KUSHTET KLIMATERIKE LOKALE
Falë mbështjelljes së tarracave, fasadës dytësore me xham, dhe mjeteve inteligjente për të mundësuar më shumë hije dhe mbrojtje, hapësirat e interiorit shtrihen maksimalisht në pjesën e jashtme teksa flladi i detit përshkron të gjithë rezidencën.
QASJA JONË NDAJ ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM
Shfrytëzimi maksimal i tarracave të gjelbra si rezervë për ujin dhe si tampon në rast të shirave të rrëmbyeshëm, izolimi termik dhe përdorimi i materialeve lokale, redukton dëmet ekologjike gjatë fazave të ndërtimit. Rrjeti strukturor, forma racionale e ndërtimit, muret e brendshëm jo mbajtës dhe fasada dytësore në thelb krijojnë një fleksibilitet të madh.