TË JETOSH EMOCIONIN E NJË AVENTURE TË PAFUNDME
Imagjinoni një arratisje drejt ritmit që ofron Mesdheu, një relaksim natyror, një aventurë e vërtetë, plot jetë dhe shije. Mikpritja është pjesë e ADN-së tonë dhe në Hotelet e Vlora Marina do të ndiheni si në shtëpinë tuaj.
Një vend ku do të ndiheni menjëherë pjesë e një komuniteti bujar, ku mund të shijoni përvoja dhe kultura të reja. Angazhimi thelbësor ndaj mjedisit dhe njerëzve u ofron udhëtarëve një përvojë të respektueshme dhe të qëndrueshme. “Falë ofertës së gjerë dhe të larmishme, të gjithë mund të jetojnë një marrëdhënie të personalizuar me vendndodhjen, duke zgjedhur çdo detaj të qëndrimit të tyre.”
Duke i kushtuar një rëndësi të madhe mjedisit, i siguron udhëtarëve një përvojë të paharrueshme.
Çdo kush mund ta gjejë veten dhe të shijojë çdo ditë e moment të qëndrimit.
Jeni në Vlorë, një vend unik ku bashkohet gjithçka që ju nevojitet për të shijuar momente të paharrueshme.
Kohët e bukura le të vijnë me valët. Përhumbuni në bukuritë autentike që ofron Vlora Marina. Një arratisje buzë detit ku mund të relaksoheni dhe t’i lini shqetësimet pas, teksa përkëdheleni nga puhiza e ngrohtë e tij.
DY HOTELE ME 5 YJE NGA NJË ZINXHIR I NJOHUR NDËRKOMBËTAR HOTELESH
SHËRBIMET E HOTELEVE

SPA, Bare & Restorante

Pishinë, kopsht në tarracë

Qendër konferencash & salla mbledhjesh

Kazino

Parkim

Pamje panoramike

Rrugë e dedikuar për hyrjen e hotelit