Shqipëria dhe Vlora ndër destinacionet më të mira europiane për 2025 sipas BBC

Gjigandi britanik (BBC) sugjeron Shqipërinë dhe veçanërisht qytetin e Vlorës mes 9 destinacioneve kryesore europiane për t’u vizituar gjatë 2025. Në një artikull ku renditen vende si Italia, Franca, Portugalia apo Greqia, Shqipëria konsiderohet si destinacion i nënvleftësuar prej vitesh, por që tashmë perceptimi po ndryshon dhe kjo falë ritmeve të shpejta të transformimit, ndikuar nga lehtësirat e udhëtimit dhe fluturimet e shpeshta. Gjatë vitit 2024, Shqipëria mirëpriti një numër rekord prej 11,7 milionë vizitorësh, një rritje kjo e nxitur edhe nga interesi për arratisje drejt vendeve më pak të njohura të Mesdheut vijon më tej BBC në artikull.Blogerja e udhëtimeve Kimberly Denison vlerëson si faktor kryesor të rritjes së popullaritet të Shqipërisë në botë, ndërthurjen e veçantë mes historisë, bregdetit gati të paprekur dhe ushqimit tipik tradicional që ofron ky vend. Gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i projekteve të reja është një tjetër element që ka ndikuar në rritjen e interesit të turistëve për ta preferuar gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacion turistik.

Përveç Gjirokastrës, Beratit, parkut Kombëtar të Butrintit, apo kurorës së maleve në veri të vendit, BBC përmend gjithashtu zhvillime të mëdha siç është ardhja e Vlora Marriott Hotel në bregdetin shqiptar përmes Vlora Marinës , një projekt që po realizohet në qytetin e Vlorës dhe pritet të sjellë një zhvillim modern në këtë qytet. Ky projekt ambicioz, sjell për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore bashkë me rezidenca premium buzë detit dhe shërbime elitare, duke e pozicionuar Vlorën si një nga destinacionet më premtuese për turizëm dhe investime në rajon.

Pjesë e këtij zhvillimi është edhe rritja e standardeve të akomodimit luksoz Green Coast, i pozicionuar pranë zonës së mbrojtur nga UNESCO, Butrintit, është përmendur si një shembull i qartë i investimeve që synojnë të ofrojnë një nivel të ri ekskluziviteti dhe komoditeti në brigjet shqiptare.
Shqipëria vlerësohet si një destinacion që ofron shumë dhe falë klimës së butë mesdhetare është i preferuar në çdo stinë të vitit. Megjithatë në artikull vlerësohet se periudha e verës është më e preferuara për ta vizituar sidomos për ata turistë që duan të shmangin turmat dhe që gjithashtu dëshirojnë të ekspolorojnë si plazhet ashtu edhe zonat malore për hiking