Ja se si Vlora Marina po rrit standardet e ndërtimit bregdetar

Pozicionuar përgjatë Rivierës Shqiptare në qendër të qytetit të Vlorës, Vlora Marina po vendos standarde të reja për arkitekturën bregdetare. Qëllimi i këtij projekti është të sjellë një zhvillim që përfaqëson inovacionin, cilësinë dhe një ndërthurje me natyrën. Në çdo fazë të ndërtimit po punohet me standarde europiane për të gantuar një projekt me vlerë afatgjatë.
Ndërtimi dhe baza për të ardhmen
Vlora Marina është konceptuar që në fillim si një projekt modern, i ideuar për t’ju shërbyer brezave. Materialet për ndërtim janë përzgjedhur me kujdes për të garantuar qëndrueshmëri dhe siguri. Mënyra se si po ndërtohet ky projekt do të përcaktojë mënyrën se si njerëzit do të jetojnë në një të ardhme dhe për këtë arsye çdo gjë bazohet në siguri dhe cilësi për të garantuar një rezidencë vlera e së cilës rritet me kohën.
Dizajn për rehati dhe lidhje me natyrën
Apartamentet janë orientuar për të lejuar dritën natyrale dhe ajrin e detit të depërtojnë në hapësirat e brendshme. Dritaret e mëdha dhe ballkonet e gjera e bëjnë bregdetin pjesë të jetës së përditshme. Dizajni është konceptuar për të qenë funksional, elegant dhe për të garantuar komoditet.
Ndërsa apartamentet totalisht të mobiluara janë një zgjidhje ideale për të kursyer kohë dhe energji, teksa vijnë me mobilim modern dhe pajisje cilësore. Çdo element që nga mobiljet e deri tek ndriçimi apo dekori, janë përzgjedhur për t’ju përshtatur një stili elegant me ngjyra të ngrohta dhe ambient relaksues.
Qëndrueshmëri dhe efikasitet mjedisor
Projektimi dhe ndërtimi zbatojnë parimet e qëndrueshmërisë me synim reduktimin e ndikimit mjedisor dhe rritjen e efikasitetit. Vlora Marina ka marrë certifikimin EDGE në fazë dizajni, i mbështetur nga International Finance Corporation dhe Banka Botërore për përdorim të materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis, kursejnë energji dhe rezervat ujore.
Vlora Marina është konceptuar të ndërtohet duke respektuar natyrën e zonës, duke integruar hapësira të gjelbërta në një ambient miqësor dhe të qetë.
Përkujdesja ndaj detajeve
Secila fazë e ndërtimit po realizohet përmes monitorimit dhe kontrolleve të vazhdueshme të cilësisë për të siguruar që çdo detaj, nga fillimi deri në përfundim të përputhet me standardet më të larta. Aksesueshmëria dhe rehatia janë pjesë e rëndësishme në çdo hap të projektit duke nisur që nga hapësirat e përbashkëta, trotuaret e gjera, shëtitorja buzë detit, ambientet rekreative dhe shumë elementë të tjerë që e bëjnë jetesën në Vlora Marina jo vetëm të sigurt, por edhe mjaft komode.
Definimi i jetesës bregdetare në Shqipëri
Vlora Marina po transformon vijën bregdetare, duke ofruar një komunitet modern të lidhur bukur me detin. Çdo hap i ndërtimit afron realizimin e një destinacioni bregdetar me standarde të reja jetese dhe një mundësi të jashtëzakonshme investimi në Shqipëri. Çdo ditë, vizioni i Vlora Marinës po merr formë përgjatë vijës bregdetare. Progresi i punimeve është i dukshëm çdo ditë dhe gjithnjë e më shumë ky projekt po ridimensionon konceptin e jetesës bregdetare në Shqipëri. Vlora Marina nuk është thjesht një projekt që po ndërtohet, është një histori që po shkruhet përditë dhe një mundësi e jashtëzakonshme për investim në pasuri të paluajtshme, në destinacionin bregdetar më premtues në Shqipëri.




