Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Trendet e 2024-ës në arredimin e shtëpisë, ja cilat ngjyra janë në modë

Qer 20, 2024 | Blog

Vitet e fundit trendet e mobilimit të shtëpive, duke nisur që nga përzgjedhja e ngjyrave, apo kombinimet e objekteve dhe mobiljeve, kanë pësuar një transformim, duke zbuluar gjithnjë e më shumë një stil elegant, por njëkohësisht me një tendencë drejt ngjyrave të ngrohta. Nëse disa vite më parë ishin në modë objekte me forma të çrregullta si elementë dekorues, apo ngjyra deri diku të ndezura, sot vihet re një tjetër qasje dhe këtë e vërtetojnë preferencat gjithnjë e në rritje, për një stil minimalist, por shumë të rafinuar. Nisur nga kërkesat e tregut, ekspertët kanë vlerësuar disa tendenca që kanë fituar popullaritet kohët e fundit dhe që pritet të mbizotërojnë gjatë gjithë vitit 2024 e në vijim.

  1. Dizajn minimalist

Ajo çfarë vëmë re së fundmi është një preferencë drejt dizajnit minimalist, por njëkohësisht elegant, sidomos në pjesën e sallonit për të lejuar sa më shumë depërtimin e dritës dhe krijimin e një ambienti të qetë, çlodhës dhe njëkohësisht mjaft komod.

  1. Linja të pastra

Përdorimi i ngjyrave të ngrohta ku mbizotërojnë nuancat e lehta të bezhës, kombinuar me të bardhën apo kafen e lehtë të drurit janë kthyer së fundmi në një trend. Madje në dhomën e gjumit ka filluar të eksperimentohet edhe me disa grimca të ngjyrës së verdhë mjaft mirë e kombinueshme me ngjyrat e tokës, ndërsa shërben për të dhënë ndjenjën e qetësisë.

  1. Kombinimi i elementëve natyrorë

Gjithnjë e më shumë po shohim një prekje të natyrës në dizajn përmes përdorimit të drurit dhe gurit, apo të një kombinimi mes të dyjave. Më i preferuar është druri i lisit kryesisht për parket për shkak të ngjyrave neutrale dhe materialit rezistent. Pllakat e gurit janë gjithashtu një element që e gjejmë kryesisht në muret apo dyshemenë e tualetit, por nuk mungon as në kuzhinë. Materiali që po kthehet në trend është një lloj guri gëlqeror që formohet nga depozitat minerale dhe që dallohet për një disajn ujërash në tone natyrale, i njohur ndryshe si travertinë.

  1. Komfort dhe stil

Një trend që ka filluar të preferohet gjithnjë e më shumë është kombinimi i stilit elegant me komfortin. Në çdo hapësirë të shtëpisë vihet re një tendencë për të sjellë një pamje të sofistikuar me prekje elegance, por njëkohësisht mjaft komode për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë cilësore me familjen apo miqtë.

  1. Kombinimi i modernes me klasiken

Elementët e drurit i gjejmë shpesh edhe në kuzhinë e cila është një prej hapësirave ku më së shumti shohim një kombinim mes stilit dhe funksionalitetit. Trendet e fundit sjellin një kuzhinë që ka një shkrirje perfekte mes elementëve moderne dhe klasikë. Eleganca e ngjyrave të ngrohta kombinohet mjaft mirë me element natyrorë tradicional siç është druri i arrës. Gjithashtu disajni i kuzhinës merr një vëmendje të veçantë pasi tendenca është që të jetë e sofistikuar me një stil elegant në përshtatje me pjesën tjetër të shtëpisë, por gjithashtu me hapësirë të mjaftueshme për të qenë komode dhe funksionale.

Offering complete design packages is another trend gaining traction at Vlora Marina. Anyone purchasing an apartment in this residential complex doesn’t need to worry about furnishing. You can choose from available packages, and a professional team will take care of the entire process, giving you the keys to the apartment ready to move in.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds