Si po e transformon Vlora Marina të ardhmen e tregut imobiliar në Shqipëri

E gjithë vija bregdetare në Shqipëri dhe veçanërisht qytetet bregdetare po tranformohen dita ditës. Qytete si Vlora me një infrastrukturë rrugore të përmirësuar, një Aeroport Ndërkombëtar që do të jetë shumë shpejt funksional dhe një interes gjithnjë e në rritje nga vizitorë vendas e të huaj, po pozicionohen mjaft mirë në tregun e pasurive të paluajtshme. Sot e gjithë zona e Rivierës Shqiptare është shumë herë më energjike, dinamike, me mundësi reale për të jetuar më mirë dhe për të investuar me vizion për të ardhmen. Kudo gjen më shumë shërbime, ambiente argëtuese, natyrë të bukur apo mundësi për relaks.
Vlora Marina një standard i ri zhvillimi
Ndër gjithë projektet e reja që po zhvillohen në zonën bregdetare, Vlora Marina spikat si një model zhvillimi i menduar me të gjitha detajet. Ky projekt është më shumë se sa një kompleks rezidenial buzë detit, është një lagje moderne dhe funksionale që ndërthur apartamente premium, një marinë të klasit botëror, restorante, hapësira të gjelbra dhe një shëtitore buzë detit, gjithçka e ndërtuar për një jetë cilësore.
Kur blen një apartament në Vlora Marina, zgjedh më shumë se një pamje të bukur, zgjedh komoditet, siguri dhe një zonë që rrit vlerën e saj me kalimin e kohës. Falë vendodhjes ideale në zemër të qytetit të Vlorës, shumë prej destinacioneve të njohura ndodhen fare pranë.
Vendi ideal për çdo grupmoshë
Vlora Marina është ideuar për t’ju përshtatur gjithsecilit. Këtu mund të jetosh, të bësh pushime, të punosh në distancë, të nisësh një biznes. E gjithë zona ofron një ambient të qetë dhe të gjitha shërbimet e nevojshme pranë. Komoditeti, natyra, shërbimet dhe gjithçka tjetër që ofron ky zhvillim, ndihmojnë çdo individ të ndërtojë përditshmërinë që dëshiron.
Përditshmëria nën ritmin e detit
Jeta buzë detit rrjedh me ritmin e saj natyral. Lindja e diellit dhe zhurma e anijeve në marinë shënon fillimin e ditës. Kjo panoramë bashkë me njerëzit që ecin të qetë mes dyqaneve, restoranteve, apo në shëtitore, do të jetë shumë shpejt përditshmëria e dikujt që zgjedh të investojë në Vlora Marina. Këtu gjithçka është ideuar për të sjellë një stil të ri jetese buzë detit.
Një destinacion në zhvillim për të rinj krijues dhe profesionistë
Qyteti i Vlorës po kthehet gjithnjë e më shumë një qendër për sipërmarrës të rinj dhe krijues digjitalë. Me një ambient të qetë, pamje frymëzuese, kushte komode, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të jetojnë dhe punojnë këtu. Ky ambient, falë kushteve komode dhe gjithçka tjetër që i ka falur natyre po tërheq gjithnjë e më shumë një brez të ri profesionishtësh.

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm
Vlora Marina është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për një kompleks rezidencial të një formati urban mix. Projekti është vlerësuar me Nivelin 1 për 114 modele apartamentesh, për kursim të energjisë elektrike deri në 24%, kursim të ujit në 33% dhe reduktim të emetimit të karbonit në nivelin 42%.
Shërbime komunitare që ofrojnë siguri
Siguria, mirëmbajtja dhe komoditeti janë thelbësore. Vlora Marina ofron siguri 24/7, mirëmbajtje dhe të gjitha llojet e shërbimeve për të cilat një rezident ka nevojë. Këto elementë janë shumë të rëndësishme për banorët që të ndihen të qetë dhe për të gjithë vizitorët që të kenë një qëndrim të sigurt dhe relaksues.
Duke parë nga e ardhmja
Tregu i pasurive të paluajtshme në bregdetin shqiptar është një treg në zhvillim të vazhdueshëm. Projekte si Vlora Marina po ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje të re, funksionale dhe me rritje të qëndrueshme. Me dizajnin, vendndodhjen dhe vizionin që sjell, ky zhvillim bregdetar ofron mundësinë për të krijuar një stil të ri jetese.
Nëse po mendoni të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, tani është koha për të zbuluar çfarë ofron Vlora Marina. Energi të re, potencial dhe hapësirë për të ndërtuar kapitullin tuaj të ardhshëm.