Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Përfitimet afatgjata nga investimi në një shtëpi buzë detit

by | Sht 30, 2025 | Blog | 0 comments

Të investosh në një shtëpi buzë detit në Rivierën Shqiptare ofron shumë tepër se sa një pamje piktoreske, është një mundësi strategjike për rritje të qëndrueshme financiare. Tregu i Real Estate në Shqipëri po rritet me ritme të qëndrueshme, i nxitur nga zhvillimi i turizmit, projektet ambicioze dhe interesi i investitorëve të huaj. Ky trend krijon kushte të favorshme për të gjithë ata blerës që kërkojnë një stil elegant jetese buzë detit, por edhe një vlerësim të sigurt të pronës.

Rritja e parashikuar e tregut

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri pritet të regjistrojë stabilitet në vitet e ardhshme, me një volum të parashikuar prej 104.36 miliardë dollarësh deri në vitin 2029, sipas Statista. Kjo rritje mbështetet nga nisma qeveritare që tërheqin investime të huaja dhe forcojnë sektorin e turizmit, duke krijuar kërkesë të qëndrueshme si për prona rezidenciale ashtu edhe për komerciale.

Vlerësimi i pronave bregdetare

Vlera e pronave përgjatë Rivierës Shqiptare po njeh një rritje të vazhdueshme vit pas viti. Raportet e Investropa.com tregojnë se në disa zona bregdetare, çmimet e pronave janë rritur me 25% deri në 40% çdo vit. Këto vlera pasqyrojnë popullaritetin në rritje të jetesës buzë detit dhe nxjerrin në pah potencialin e lartë për përfitime afatgjata në këto rajone.

Vlora Marina piers

Vlora Marina: Një mundësi investimi në Rivierën Shqiptare

Vlora marina është një zhvillim urban miks me apartamente premium, hapësira komerciale dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për të krijuar një komunitetit dinamik buzë detit. Për blerësit që kërkojnë një apartament në Vlorë, projekti ofron komoditet, dizajn modern dhe akses të drejtpërdrejtë në det, në një nga zonat bregdetare më premtuese të Shqipërisë.

Përfshirja e një marine të klasit botëror e bën edhe më atraktiv projektin si për investitorë vendas ashtu edhe ata ndërkombëtarë. Vlora Marina është një opsion i sigurt për të gjithë ata që janë të fokusuar për të investuar në tregun e real estate. Çdo pronë këtu reflekton një potencial të lartë investimi, duke ndërthurur një stil unik jetese me mundësinë për përfitime afatgjata.

Zhvillimet infrastrukturore, një vlerë e shtuar

Përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës në këtë zonë, ofron mundësi për më shumë eksplorim dhe shkurton distancat me destinacionet kryesore të zonës. Përfundimi i tunelit të Llogaransë ka reduktuar kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë nga 30 në vetëm 7 minuta. Këto zhvillime jo vetëm që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët, por gjithashtu rrisin edhe më shumë vlerën e pronës.

Turizmi si katalizator për të ardhurat nga qiraja

Rritja e fluskit të turistëve në Shqipëri, po bën që tregu i qirave afatshkurtëra të lulëzojë gjithnjë e më shumë. Me mbi 10 milionë vizitorë vitet e fundit, kërkesa për akomodim është e lartë. Projektet në zhvillim si Vlora Marina pozicionuar në një lokacion strategjik në qendër të qytetit të Vlorës, ju ofrojnë pronarëve potencialin për të ardhura të konsiderueshme nga qiratë sidomos gjatë sezonit me fluksin më të lartë të turistëve.

Të investosh në një shtëpi buzë detit veçanërisht në një projekt si Vlora Marina ofron një miks mes një stili jetese të shëndetshëm dhe një potenciali të lartë investimi.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds