Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Arsyet kryesore përse të investosh në Vlora Marina

Kor 19, 2024 | Blog

Zbuloni Vlora Marinën, një zhvillim urban miks në Rivierën Shqiptare. Me të parën marinë të klasit botëror në Shqipëri, për ankorimin e jahteve dhe megajahteve, një shëtitore buzë detit për ecje të gjata dhe momente relaksi dhe një rezidencë me mbi 800 apartamente , Vlora Marina ofron një përzierje joshëse të jetesës premium, mundësi investimi dhe pamje mahnitëse nga deti.Pavarësisht nëse po kërkoni një vend pushimi apo një investim fitimprurës, Marina e Vlorës u shërben të gjithëve.

Riviera e Shqipërisë: Një destinacion kryesor

Riviera Shqiptare, e njohur për plazhet e saj të pacënuara dhe ujërat e pastër kristal, po bëhet me shpejtësi një destinacion i kërkuar për turistët dhe investitorët. Vlora Marina ofron një përzierje perfekte të bukurive natyrore, pasurisë kulturore dhe një jetesë premium, harmonizuar në mënyrë perfekte me komoditetin.

Pse Vlora Marina?

Lokacioni: E vendosur në mënyrë strategjike në zemër të Vlorës, një qytet i famshëm për kulturën e tij të gjallë dhe rëndësinë historike, Vlora Marina ofron pamje mahnitëse ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon. Ky vend siguron qasje të lehtë në plazhet, atraksionet dhe monumentet e ndryshme, perfekte si për t’u çlodhur ashtu edhe për t’u argëtuar.

Stili premium jetese: Më shumë sesa thjesht pamje mahnitëse, Vlora Marina mishëron një mënyrë jetese premium. Rezidentët do të kenë akses në SPA, qendra fitnesi e ëellnesi, bare dhe restorante me emër ku do te provojnë larmishmëri kuzhinash e gatimesh. Nga ana tjetër apartamentet në Vlora Marinakanë një stil unik dhe ofrojnë komoditet, hapësira të bollshme dhe stil të lartë ndërtimi.

Mundësi investimi: Të investosh në Vlora Marina do të thotë të jesh pjesë e një tregu në lulëzim të pasurive të paluajtshme që gjithnjë e më shumë po preferohet nga investitorët e huaj. Gjithashtu falë programeve mbështetëse si ai qiradhënies, investimi do të kthehet shumë shpejt në një mundësi të artë për të gjeneruar të ardhura.

Aksesueshmëria financiare: Në partneritet me bankat kryesore shqiptare, Vlora Marina ofron mundësi financimi pa kolateral si për blerësit vendas ashtu edhe për ata të huaj. Ekipe profesionistësh do t’ju asistojnë gjatë gjithë procesit të blerjes, por edhe pas për t’ju garantuar një proces të sigurt dhe të thjeshtë..

Perspektivat ekonomike: Popullariteti i Shqipërisë si një pikë turistike gjatë gjithë vitit, me një rritje të konsiderueshme të turisgtëve të huaj, e bën Vlora Marinën një mundësi ideale investimi. Përmirësimet e vazhdueshme në infrastrukturën turistike nxisin më tej perspektivat e saj ekonomike.

Komuniteti i qëndrueshëm: E përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së ambientit, Vlora Marina integron praktika miqësore me mjedisin dhe promovon një mënyrë jetese të ekuilibruar. Afërsia me mbi 120 plazhe natyrore, atraksione të shumta dhe kulinari të pasur ofron një përvojë jetese të jashtëzakonshme për këdo që vendos të investojë në Vlora Marina.

Investimi në Vlora Marina është një hap i rëndësishëm për të ardhmen, duke parë zhvillimin premtues të ekonomisë në Shqipëri. Qoftë si vend pushimi, , investimiose vendbanim i përhershëm, Vlora Marina ofron përfitime falë programeve novatore, komoditetit dhe vendndodhjes strategjike.

Vlora Marina do të jetë një zhvillim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë shqiptare duke garantuar një zhvillim të mëtejshëm dhe gjithashtu një rritje të numrit të turistëve apo interesit për të investuar në rezortet në Shqipëri..

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds