Arsyet kryesore pse Vlora Marina është projekti më emocionues në industrinë e pasurive të patundshme në Shqipëri
Shqipëria ka arritur shpejt të bëhet një nga destinacionet më premtuese për investime në pasuri të patundshme në Evropë, dhe Vlora Marina shquhet si një prej projekteve më ambicioze të Rivierës Shqiptare. Nëse po kërkoni një mundësi investimi që bën bashkë modernen, bukurinë natyrore dhe rritjen ekonomike, Vlora Marina është zgjedhja juaj më e mirë:
-
Rritje ekonomike
Shqipëria ka përjetuar një rritje të qëndrueshme ekonomike, me një fokus të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës, që po nxit kërkesën për prona. Në veçanti, turizmi është një kontribues kryesor në ekonominë e Shqipërisë, dhe Vlora një qytet mes dy deteve, përfiton drejtpërdrejt nga ky boom. Sektori në rritje i turizmit, i cili kontribuon me më shumë se 20% në PBB-në kombëtare, siguron një kërkesë të lartë për akomodim, duke e bërë blerjen e apartamenteve në Vlorë një investim të dobishëm.
-
Infrastruktura
By Pass-i i Vlorës, rruga Sarandë-Himarë, apo tuneli i Llogarasë, po përmirësojnë infrastrukturën duke e bërë zonën edhe më tërheqëse për investitorët. Kjo jo vetëm që rrit vlerën e pasurive të paluajtshme, por gjithashtu nxit kërkesën për prona të nivelit të lartë në projekte si Vlora Marina, e cila ndodhet vetëm 10 minuta larg nga aeroporti i ri i Vlorës që është parashikuar të hapet gjatë vitit që vjen.
-
Cilësi e lartë ndërtimi
Vlora Marina vendos një standard të ri në ndërtim, me materiale të nivelit të lartë, kujdes për detajet dhe arkitekturë moderne. Rezidencat kanë dritare të mëdha që ofrojnë ndriçim natyral, dhe çdo apartament është ndërtuar për të siguruar komoditet maksimal. Me dizajnin unik dhe praktikat echo friendly, ky zhvillim pasqyron kërkesën në rritje për hapësira jetese të cilësisë së lartë.
-
Një koncept i ri për jetesën moderne
Duke ofruar apartamente premium me pamje nga deti, ky zhvillim integron hapësira banimi me një përzierje dinamike shërbimesh komerciale, argëtuese dhe ambiente rekreative. Me taraca private, shërbime mirëmbajtjeje gjatë gjithë vitit, siguri 24/7 dhe hapësira të bollshme, Vlora Marina premton një stil jetese ekskluziv. Ky zhvillim përfshin gjithashtu plazhe private dhe publike, një club Yahti, qendra ëellness, restorante dhe bare ndërkombëtare, një SPA dhe ambiente për fëmijë.
-
Kërkesë e lartë për prona premium
Ndërsa Vlora po zhvillohet, kërkesa për prona premium po rritet. Pavarësisht nëse po kërkoni një apartament në Vlorë për përdorim personal ose mundësi qiraje, kjo kërkesë në rritje do të rrisë shumë shpejt vlerën e investimit tuaj. Me blerës të huaj dhe vendas gjithnjë e më shumë të interesuar, investimi në Vlora Marina është një mundësi perfekte për fitime të mëdha afatgjata.
-
Apartamente totalisht të mobiluar
Një shërbim unik në Vlora Marina, ku ju merrni në dorë çelësat e apartamentit tuaj totalisht të mobiluar dhe gati për të jetuar. Ekipi ynë i ekspertëve ndjek çdo proces, nga konceptimi i dizajnit e deri në realizim. Ata menaxhojnë të gjithë procesin duke ju ofruar lehtësi dhe një shtëpi moderne sipas nevojave tuaja me pajisje premium, plot stil, elegancë dhe cilësi maksimale.
-
Histori dhe kulturë
Zona është e pasur me histori, kulturë dhe tradita, duke ofruar një stil jetese unik që kombinon më të mirën e jetesës bashkëkohore me një lidhje të thellë me trashëgiminë shqiptare. Kjo pasuri kulturore, e kombinuar me madhështinë e rezidencave në Vlora Marina, ofron një përvojë jetese vërtet të veçantë.
Shfrytëzoni mundësinë për t'u bërë pjesë e këtij zhvillimi emocionues. Zbuloni gjithçka që Vlora Marina ka për të ofruar sot!