Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Gusht 7, 2023

Pse duhet të investoni në një pronë pranë një Marine!


Nëse jeni duke kërkuar për një mundësi të bukur investimi, një shtëpi për të jetuar gjatë gjithë vitit ose për pushime fantastike për të gjithë familjen, ka vetëm diçka magjike që mund t’ua realizojë këtë dëshirë; blerja e një shtëpie buzë detit! Pamja e qetë teksa vëzhgoni botën që lëviz, teksa shijoni rehatinë luksoze në verandën e shtëpisë suaj në Marinë, ëështë mënyra më e mirë për t'u çlodhur dhe pushuar. Tashmë është një fakt i provuar se të jetuarit buzë detit ndikon pozitivisht në mirëqenien e njeriut.

Këto janë disa nga përfitimet kryesore të të jetuarit në marinë, afër detit, pranë gjithçkaje.

1. Sportet ujore dhe aktivitete të tjera
Të jetosh buzë detit do të thotë të notosh, të bësh banjo dielli dhe për më aventurierët; kayaking, vela dhe zhytje. Sapo siguruar një fundjavë argëtuese, të mbushur plot me aktivitete që në fund do t’ju dhurojnë një ndjesi të fortë lirie.
2. Pamje të pakrahasueshme me asgjë tjetër
Një nga aspektet më tërheqëse që kryeson listën e përfitimeve për sa i përket të jetuarit në marinë është panorama magjepsëse që ato ofrojnë. Imagjinoni të uleni në verandën tuaj, ndërsa një ndjenjë e thellë qetësie ju përshkon duke kundruar pamjen e mrekullueshme të detit të hapur.
3. Investim i shkëlqyer
Pavarësisht se ku ndodhet kompleksi rezidencial, pronat afër detit do të jenë gjithmonë të kërkuara. Ju mund të paguani më shumë për këto lloje të pronave, por kthimi me kalimin e kohës justifikon investimin. Nëse vendosni të merrni me qira pronën tuaj, mund të kërkoni qira më të lartë për shkak të vendndodhjes së saj buzë detit.
4. Ajri i pastër i detit
Të jetosh buzë detit do të thotë të marrësh përditë dozën e nevojshme për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Ajri i detit do të mbushë mushkëritë tuaja duke ju bërë të ndiheni të rinj dhe të freskët gjatë gjithë kohës.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds