Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Vlora Marina në mbështetje të trashëgimisë dhe traditës folklorike

Maj 30, 2024 | Blog

Vlora Marina ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rëndësinë që ka promovimi i artit dhe kulturës, duke mbështetur dhe sponsorizuar edicionin e 16-të të Aulona Inter Folk Festival, një eveniment që i paraprin çeljes se sezonit turistik në qytetin bregdetar të Vlorës. Festivali i kthyer tashmë në një traditë është mbajtur për tre ditë me rradhë në sheshin e Flamurit duke e shndërruar qytetin bregdetar në një arenë ndërkombëtare të kulturës dhe traditës folklorike.

Ansamble folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Italia, Greqia dhe Ukraina kanë sjellë një atmosferë feste jo vetëm në skenë, por edhe në rrugët e qytetit të Vlorës duke shpalosur një pjesë të traditës dhe vlerave të vendit që përfaqësonin. Festivali solli në Vlorë rreth 300 artistë ndërkombëtare të cilët kanë ndezur atmosferën për 4 ditë rrjesht në qytetin bregdetar duke manifestuar trashëgiminë e tyre kulturore.Festivali i organizuar nga Qendra Kulturore Aulona, është mbyllur mbrëmjen e djeshme me dorëzimin e kupës për Ansamblin e Rumanisë të cilët u shfallën fituesit e edicionit të 16-të të Festivalit.

Promovimi i trashëgimisë, traditës dhe zakoneve, si një prej vlerave kryesore që i tërheq turistët e huaj drejt Shqipërisë është vazhdimisht në fokus të Vlora Marina . Një prej qëllimeve kryesore të këtij projekti është gjithashtu zhvillimi i turizmit në vend.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds