Historia e Shqipërisë nxit interesin e turistëve
Vlora, qyteti i dhjetra monumenteve dhe kalave më i preferuari nga turistët
Viti që lamë pas shënoi një rekord historik sa i takon turizmit në vendin tonë. Sipas INSTAT, Shqipërinë e vizituan në 2023-shin, 10,1 milion turistë, rreth 34.6% më shumë se një vit më parë. Në të njëjtat ritme ka nisur edhe 2024. Që në muajt e parë të këtij viti shifrat dëshmuan për një interes gjithnjë e në rritje me vizitorë kryesisht nga rajoni i Evropës, por nuk kanë munguar edhe turistë nga Amerika dhe Azia. Në ndryshim nga vite më parë, kur boomi turistik regjistrohej kryesisht në muajt e verës, vitet e fundit, Shqipëria ka hyrë në listën e destinacioneve me turizëm në çdo stinë të vitit. Përveç natyrës mbresëlënëse, turistët po tërhiqen gjithnjë e më shumë prej historisë, kulturës dhe traditës që nga epoka e antikitetit e deri në ditët e sotme. Gjatë vitit 2023, 28 institucionet historike e kulturore në vend përfshirë këtu muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike u vizituan nga më shumë se 1 milion turistë vendas e të huaj, dukë shënuar kështu një tjetër rekord që dëshmon se Shqipëria është e bekuar jo vetëm me një natyrë të bukur, por edhe me një kulturë të pasur dhe histori që po ngjall gjithnjë e më shumë interes.
In this specific case, it is enough to mention Vlora, the city between two seas, which many associate with beautiful beaches, but in fact, Kjo and the surrounding area offer much more than that. The city where Skanderbeg was married, where the Independence of Albania was declared, the arena of struggles for Albanian freedom and resistance, Vlora occupies a deserved place in the history of Albania. And this history has led tourists to stop not only at the beaches but also at the museums, castles, or historical and cultural sites of the area.
Në qytetin e Vlorës dhe në zonat përreth gjenden mbi 5 kala e kështjella, të gjitha unike dhe secila me vlera të jashtëzakonshme. Gjithashtu qyteti ofron me dhjetra monumente kulturore, kisha e manastire, xhami e teqe, laguna e shumë objekte të trashëgimisë kulturore që kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen, duke rregjistruar vit pas viti një numër gjithnjë e më të lartë të turistëve si vendas ashtu edhe të huaj.
Kisha e Marmiroit është ndoshta një prej objekteve më të veçanta të kultit. Kjo kishë është e ndërtuar me gurë të papunuar të marrë nga shtrati i përroit aty pranë. Ndërsa për portat dhe fasadat janë përdorur gurë të punuar nga rrënojat e Orikut antik një tjetër monument i trashëgimisë kulturore në qarkun e Vlorës i themeluar që në shekullin e VI p.e.s. Qyteti është përmendur për rëndësinë e tij në betejat midis Maqedonisë dhe Romës në fund të shekullit të III p.e.s si dhe në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut në vitin 48 p.e.s. Sot këto dy objekte të rëndësishme numërojnë mijëra turistë vendas e të huaj.
Gjithashtu Muzeu i Pavarësisë një prej objekteve më të rëndësishme në qendër të qytetit të Vlorës ka regjistruar 40% më shumë vizitorë gjatë vitit 2023 krahasuar me një vit më parë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por nuk kanë munguar edhe vizitorë nga Italia e Greqia. Godina ku u mblodh qeveria e parë e shtetit shqiptar ekspozon dokumente dhe informata të rëndësishme të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë dhe që prej vitit 1936, kohë në të cilën është krijuar e deri më sot, është plotësuar dhe konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale të qytetit të Vlorës dhe më gjerë. Më shumë se gjysma e turistëve që kanë vizituar qytetin bregdetar një vit më parë, janë ndalur edhe në këtë Muze që qëndron si simbol i qytetit dhe që bart vlera të rëndësishme historike.
Përveç Muzeut, një numër i lartë turistësh kanë vizituar gjithashtu Kalanë e Kaninës, Kalanë e Porto Palermos, atë të Treportit si dhe shumë manastire, kisha, xhami e teqe, banesa, institucione dhe rrugica që flasin jo vetëm me pamjen e bukur, por edhe me historinë dhe kulturën që bartin.
Seeing the continuously increasing interest of visitors, especially for this city, in recent years, continuous investment has been made both in improving the infrastructure and in realizing projects aimed at developing the economy and towards elite tourism. One of them is Vlora Marina, a mixed urban development that is coming to life in the center of Vlora city, right next to the Independence Monument. Besides being a seaside residence, Vlora Marina offers much more to anyone who decides to invest. Besides the inspiring nature, culture, and history, here you can discover new values every day.