Vlora Marina, e ardhmja e jetesës bregdetare në Shqipëri

Vlora Marina është një zhvillim urban miks që po realizohet në qytetin e Vlorës dhe që synon të ndërtojë një bashkëjetesë harmonike mes modernes dhe traditës. Projekti respekton historinë dhe natyrën, ndërsa sjell një koncept të ri të jetesës bashkëkohore buzë detit. Pozicionuar në qendër të Rivierës Shqiptare, me pamje nga deti Adriatik dhe Jon, Vlora Marina do të sjellë një dizajn modern dhe stil elegant në të gjitha njësitë e banimit. Apartamentet buzë detit, janë ideuar për të ofruar një ambient familjar, por gjithashtu për të nxitur edhe një ndjenjë eksplorimi.
Një zhvillim modern buzë detit me një shumëllojshmëri shërbimesh
Vlora Marina është projekti që do të bëje bashkë apartamente premium buzë detit, një marinë të klasit botëror dhe të gjitha njësitë e shërbimit që nga bare e restorante, qendra wellnesi e Spa, zona sportive, ambiente rekreative si dhe parqe lojërash për fëmijë. Rezidentët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një komuniteti dinamik ku do të gjejnë gjithçka për të cilën kanë nevojë.
Stil modern me frymë tradite
Apartamentet në Vlora Marina ofrojnë një stil elegant dhe modern të inspiruara nga mënyra tradicionale e ndërtimit të shtëpive mesdhetare buzë detit. Tarracat dhe dritaret e mëdha janë projektuar për të lejuar dritën natyrale të depërtojë në ambientet e shtëpisë. Materialet cilësore dhe dizajni nga arkitektë me famë ndërkombëtare i bën këto apartamente, hapësira komode, ideale për të jetuar apo pushuar.
Standarde ndërkombëtare në mikpritje
Pjesë e Vlora Marinës do të jetë edhe një hotel me 5 yje, Vlora Mariott Hotel, bashkë me apartamentet e branduara, duke garantuar në këtë mënyrë standarde bashkëkohore në mikpritje. Vizitorët do të përjetojnë shërbimet më të mira teksa shijojnë panoramën buzë detit.
Ndërtesa të qëndrueshme
Vlora Marina është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për një kompleks rezidencial të një formati urban mix. Projekti është vlerësuar bazuar në eficencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis.

Gjithçka që të duhet buzë detit
Koncepti i të patur gjithçka në një vend është perfekt për të krijuar një komunitet dinamik buzë detit. Ky kompleks rezidencial është ideal për të jetuar, punuar, për të takuar miqtë apo për të organizuar festa buzë detit. Rezidentët mund të shijojnë një jetesë komode, ndërsa vizitorët, një eksperiencë unike mes natyrës, komfortit dhe mundësive për eksplorim. Përtej të gjitha shërbimeve të ofruara, në Vlora Marina mund ta merrni apartamentin tuaj totalisht të mobiluar, një zgjidhje ideale për të gjithë ata që duan të kursejnë kohë dhe energji.
Aksesueshmëria
Vlora Marina ndodhet në një pozicion strategjik në qendër të qytetit të Vlorës, vetëm 10 minuta larg Aeroportit Ndërkombëtar të qytetit që pritet të jetë shumë shpejt funksional. Përmirësimi i infrastrukturës është një tjetër element i rëndësishëm duke shkurtuar ndjeshëm distancat me destinacionet më të rëndësishme përreth. Gjithashtu me vënien në funksion së shpejti të marinës, Vlora Marina do të jetë lehtësisht e arritshme edhe përmes detit.