Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Revista prestigjioze “Marina World” i dedikon një artikull turizmit detar në Shqipëri

Vlora Marina, pionier i një industrie të re

Albania has attracted significant international attention in recent years, as evidenced by an almost sixfold increase in the number of foreign visitors over the past decade. This growing interest has intensified the need to upgrade existing infrastructure and develop new, modern projects, particularly in sectors with high development potential.

Industria detare është ndër sektorët që historikisht ka pasur më shumë nevojë për investime serioze dhe projekte të qëndrueshme. Megjithatë, sipas revistës prestigjioze ndërkombëtare Marina Worlde cila i ka dedikuar një artikull të posaçëm Shqipërisë, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm përpara edhe në këtë drejtim.

Në artikullin e publikuar nga kjo revistë përmendet projekti Vlora Marina, një zhvillim vizionar, që konsiderohet si pionier i një industrie të re dhe që pritet të sjellë në Shqipëri marinën e parë të klasit botëror, të denjë për të konkurruar me marinat më të njohura në Europë.

Vanova Strakosha, menaxhere e programit gjatë intervistës për këtë revistë vlerësoi rëndësinë e projektit jo vetëm për qytetin e Vlorës, por për gjithë rajonin:

“Vizioni është që Vlora Marina të shndërrohet në një pikë referimi në Mesdhe, duke ndërthurur dizajnin modern, mikpritjen e nivelit të lartë dhe identitetin shqiptar, Ky projekt do të ngrejë nivelin e perceptimit të qytetit dhe të vendit, si në rajon ashtu edhe ndërkombëtarisht.”

Vetë marina është projektuar nga kompania britaniko-turke ARTI Proje dhe pritet të jetë zhvillimi i parë i këtij lloji në vend, me mbi 400 vende ankorimi për yahte dhe mega-yahte deri në 50 metra të gjatë.

Bashkëpunimi me konsulentë ndërkombëtarë të nivelit të lartë, është një garanci për plotësimin e standardeve më të larta në çdo element të projektit, që nga materialet bazë, infrastruktura teknike, deri te përvoja e vizitorëve.

Një rol kyç në këtë proces ka luajtur edhe D-Marin, rrjeti me famë botërore i menaxhimit të marinave në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, i cili ka mbështetur projektin e Vlora Marinës me ekspertizë teknike dhe konsulencë profesionale për infrastrukturën. Ekspertët e D-Marin janë shprehur për Marina Worldse potenciali që ofron Shqipëria për lundrim, i kombinuar me një strukturë të cilësisë së lartë, krijon mundësi reale për ta pozicionuar vendin në hartën ndërkombëtare të turizmit detar.

Sipas tyre, bashkëpunimi me ekipin e projektit ka qenë një përvojë shumë pozitive, pasi fokusi te cilësia dhe ndërtimi i një kompleksi të integruar në mënyrë harmonike mes rezidencës, hapësirave rekreative dhe marinës përputhet plotësisht me filozofinë e D-Marin.

Pjesë e projektit është edhe një kompleks rezidencial i projektuar për të kombinuar komoditetin modern me vlerat tradicionale, duke i qëndruar besnik stilit mesdhetar të jetesës. Ndërtesat karakterizohen nga hapësira të bollshme dhe fasada të mëdha, të cilat lejojnë dritë natyrale dhe pamje panoramike nga deti, marina apo kalaja e Kaninës, duke ofruar një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me natyrën dhe mjedisin përreth.

Vlora Marina është konceptuar për të krijuar një ndjenjë të fortë komuniteti, duke ofruar të gjitha shërbimet brenda tij, ambiente rekreative, zona argëtimi për fëmijët, si dhe një shëtitore buzë detit me një gamë të plotë njësish shërbimi.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds