Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Nga trend global në kërkesë reale, pse apartamentet totalisht të mobiluara po dominojnë tregun?

Në një realitet ku koha është kthyer në luks, mënyra se si blejmë dhe jetojmë në një shtëpi ka ndryshuar ndjeshëm. Sot, blerësit nuk kërkojnë më thjesht një apartament, por një zgjidhje të gatshme, funksionale dhe estetike, që i përshtatet ritmit modern të jetesës. Pikërisht për këtë arsye, apartamentet totalisht të mobiluara janë shndërruar nga një trend global në një kërkesë reale të tregut të Real Estate, edhe në Shqipëri. Ato nuk përfaqësojnë vetëm komoditet, por një mënyrë më të zgjuar për të jetuar dhe investuar.

Çfarë do të thotë sot një apartament “gati për banim”?

Koncepti i apartamentit totalisht të mobiluar shkon përtej mobilimit bazë. Ai përfaqëson një hapësirë të menduar në detaje, ku çdo element, që nga konceptimi i design-it të brendshëm përmes optimizimit të sipërfaqes e deri tek ndriçimi apo mobiljet, zgjidhen për të krijuar harmoni, funksionalitet dhe rehati. Për blerësin, kjo do të thotë një përvojë e kuruar nga fillimi në fund, nga ideja dhe koncepti arkitektonik, deri te përzgjedhja e çdo detaji të brendshëm, duke garantuar një shtëpi të përfunduar me standarde të larta dhe gati për banim që në ditën e parë.

Kursimi i kohës dhe energjisë

Procesi i mobilimit kërkon kohë, vendimmarrje dhe koordinim të vazhdueshëm. Për profesionistët, familjet apo investitorë që jetojnë jashtë vendit, kjo shpesh kthehet në një sfidë reale. Apartamentet totalisht të mobiluara eliminojnë këtë proces, duke i dhënë blerësit mundësinë të hyjë menjëherë në shtëpinë e tij, pa vonesa, pa kosto të paparashikuara dhe pa kompromis në cilësi.

Një zgjedhje e zgjuar edhe nga ana financiare

Ndryshe nga perceptimi tradicional, mobilimi i përfshirë nuk është thjesht luks, por një investim i mençur. Kostoja e mobilimit të një apartamenti, kur realizohet individualisht, shpesh rezulton më e lartë dhe jo gjithmonë garanton cilësi apo estetikë. Në rastin e një apartamenti totalisht të mobiluar, blerësi përfiton si në kosto, ashtu edhe në cilësi, falë bashkëpunimit me firma dhe kompani të njohura. Për më tepër, një mobilim cilësor, i bazuar në trendet më të fundit, rrit ndjeshëm vlerën e pronës në treg, veçanërisht për qira.

Ideale për jorezidentët dhe blerësit ndërkombëtarë

Për blerësit jorezidentë, një apartament totalisht i mobiluar përfaqëson zgjidhjen ideale. Ai ofron siguri, fleksibilitet dhe lehtësi menaxhimi, sidomos kur prona përdoret për pushime, investim apo qira afatshkurtër. Fakti që apartamenti është gati për përdorim që në ditën e parë e bën procesin e blerjes më të thjeshtë për të gjithë ata blerës që nuk kanë mundësi ta ndjekin nga afër çdo hap të procesit.

Cilësi e garantuar dhe standard i lartë jetese

Në projektet bashkëkohore, veçanërisht ato të orientuara drejt një standardi më të lartë jetese, mobilimi po shihet gjithnjë e më shumë si pjesë integrale e konceptit të banimit dhe gjithnjë e më shpesh apartamentet po ofrohen totalisht të mobiluara dhe gati për banim. Edhe në Shqipëri, projekte të reja rezidenciale, si Vlora Marina, e reflektojnë këtë qasje në praktikë, duke ofruar apartamente gati për banim, ku funksionaliteti, estetika dhe qëndrueshmëria ndërthuren për të garantuar një përvojë jetese të qetë dhe të menduar në çdo detaj. Në Vlora Marina mund të zgjidhnjë mes tre paketave në dispozicion, Premium, Elitë dhe Komfort, secila e konceptuar me kujdes për t’iu përgjigjur nevojave, stilit të jetesës dhe pritshmërive të gjithsecilit.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds