NJË MUNDËSI UNIKE
Ndër komunitetet më të kërkuara të Shqipërisë bregdetare, Marina e Vlorës ofron investimin perfekt për këdo që kërkon të zotërojë një pjesë të këtij kombi me rritje të shpejtë.
Me një vendndodhje në qendër të Vlorës dhe me fokus tek ekonomia që ka në bazë turizmin, zona ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm kohët e fundit. Falë investimeve të mëdha në infrastrukturë dhe në fusha të tjera, Vlora është kthyer në një nga destinacionet premium në Mesdhe.
Me një ekonomi në lulëzim, një politikë taksash mikpritëse dhe me hapjen e mundësive për anëtarësimin në BE, nuk ka kohë dhe vend më të mirë për të bërë tuajën një pronë në Vlora Marina.
Investim i zgjuar
Vlora Marina është më shumë se një destinacion, është një mundësi unike investimi në një zhvillim të klasit botëror, inovativ dhe të qëndrueshëm.
Pozicionuar në zemër të qytetit të Vlorës, me një panoramë mahnitëse nga deti, ky projekt ekskluziv ofron potencial të lartë fitimi dhe kthim të sigurt të investimit.
Me zhvillimin e shpejtë të infrastrukturës dhe kërkesën e vazhdueshme për akomodim dhe shërbime, Vlora po kthehet në një nga qytetet më të kërkuara për pasuritë e paluajtshme në Mesdhe.
SHKËMBIMI I PUSHIMEVE
Në bashkëpunim me Interval International, kjo platformë u mundëson të gjithë banorëve të Vlora Marinës të shkëmbejnë rezidencat e tyre të pushimeve, brenda një rrjeti të zgjeruar prej më shumë se 3,200 resortesh të vendosura në të gjithë botën, duke përfshirë SHBA, Bali, Tenerife, Dubai, Cornwell, Meksikë, Brazil, Ishujt Kajman dhe shumë vende ekzotike. Markat e njohura të turizmit në mbarë botën si Marriott, Diamond Resort, Four Seasons, Anantara Club, Plaza, etj, prej dekadash janë anëtarë të kësaj platforme duke operuar me sukses me Interval International. I themeluar në vitin 1976 me filiale në 14 vende, Interval International operon në 80 vendndodhje të ndryshme në SHBA, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut duke u bërë lider i kësaj industrie shumëmilionëshe.
Financimi i pronës
Falë bashkëpunimit me banka të përzgjedhura në Shqipëri, Vlora Marina ofron mundësi të shkëlqyer të financimit me kredi. Nuk nevojitet kolateral fillestar. Kjo iniciativë është e vlefshme për të gjitha llojet e apartamenteve.