Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Të gjithë sytë nga Vlora, ja çfarë po i josh investitorët vendas e të huaj

by | Pri 11, 2024 | Blog

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është sektori që përveçse po luan peshën kryesore në ekonominë e vendit, rezulton gjithashtu prej më shumë se një dekade sektori ku fokusohet përqindja më e lartë e investimeve. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë dëshmojnë se vitin e kaluar vetëm biznesmenë dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro dhe afro 55% e totalit u përqëndrua në pasuri të paluajtshme, industri nxjerrëse dhe aktivitete financiare. Vendin e parë me numrin më të lartë të investimeve e zë tregu i pasurive të paluajtshme me një shifër prej 222 milion euro investim, duke u ndjekur nga industria nxjerrëse me 200 milion investime dhe në vend të tretë aktivitetet financiare ku janë investuar 166 milion euro.Vëmendja e investuesve është përqëndruar kryesisht në bregdetin shqiptar, ku qyteti i Vlorës dhe gjithë riviera shqiptare konsiderohet si një prej zonave më të preferuara për të investuar në blerjen e një prone. Një peshë të rëndësishme në këtë zgjedhje ka zhvillimi potencial i zonës, rritja e vlerës së pronës dhe padyshim realizimi i projekteve gjithnjë e më ambicioze që po e orientojnë komunitetin drejt një jetese premium përmes një stili unik që kombinon elegancën me komoditetin.

Një filozofi të tillë jetese e shohim edhe tek Vlora Marina një projekt urban miks që po merr jetë në qendër të qytetit të Vlorës. Përtej kësaj ajo çfarë i josh gjithnjë e më shumë investitorët në këtë projekt është kthimi i sigurt i investimit përmes programeve specifike të menaxhuara nga ekipe profesionistësh dhe lehtësirat në financim. Një prej tyre është programi i qiradhënies Përmes këtij programi kushdo që është pronar i një apartamenti mund ta shfrytëzojë pronën për të gjeneruar të ardhura. Programi menaxhohet plotësisht nga një ekip i përshkushtuar përmes dakordësimit të një marrëveshjeje menaxhimi. Vitet e fundit vlera e pronës sidomos në zonat bregdetare ka ardhur vazhdimisht duke u rritur, e njëjta gjë po ndodh edhe me qiratë dhe për këtë arsye gjithkush që investon në Vlora Marina do të ketë një kthim me fitim të investimit në fare pak kohë. E njëjta gjë vlen edhe për ata që duan ta shesin pronën e tyre, duke parë trendet e fundit të çmimeve në bregdet, vlera e pronës mund të dyfishet brenda pak viteve.

Timeshare është një tjetër program unik i pronësisë që ofron ekskluzivisht Vlora Marina. Falë tij të gjithë ata që zotërojnë një apartament në këtë kompleks kanë mundësi të pafundme për pushime pa angazhimin financiar dhe stresin e blerjes së një residence të dytë. Kushdo mund të zgjedhë mes resorteve që janë pjesë e këtij programi mund të pushojë për të paktën një javë, pa u shqetësuar për akomodimin.

Financimi i pronës nga ana tjetër është një lehtësi që po i ofron gjithnjë e më shumë individët drejt investimit në këtë projekt. Falë bashkëpunimit me banka të ndryshme në Shqipëri, Vlora Marina ofron mundësi financimi pa kolateral si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët.

Në kushte të tilla sipas ekspertëve edhe këtë vit sektori i pasurive të paluajtshme pritet të jetë në krye të listës sa i takon investimeve. Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një vend me turizëm në të katërta stinët dhe kjo shihet qartë nga fluksi i lartë i turistëve që në muajin janar. Sipas të dhënave të INSTAT, nëtëqëndrimet e turistëve të huaj u rritën me 70% gjatë muajin janar të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo dëshmon se Shqipëria ka hyrë tashmë në stadin e turizmit gjithëvjetor.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds