Një marinë e klasit botëror
Ndërtimi i marinës së parë të klasit botëror në vend, është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij projekti. Aktualisht kanë përfunduar punimet në kalatën lindore, e cilat pritet të jetë operative së shpejti. Kjo kalatë do të ketë një kapacitet prej 35 postesh ankorimi për jahte dhe megajahte Pronarët e ardhshëm të apartamenteve në Vlorë do të përfitojnë nga qasja direkte në bregdet dhe komoditeti i një marine moderne, duke e bërë zhvillimin tërheqës si për përdorim personal ashtu edhe si mundësi për të ardhura nga qiradhënia.
Komuniteti dhe shërbimet që formojnë jetën e përditshme
Vlora Marina nuk po zhvillohet vetëm si një hapësirë banimi, por si një komunitet i plotë bregdetar. Shëtitorja, zonat e gjelbra dhe shërbimet e tjera krijojnë një mjedis ku jeta e përditshme është e qetë dhe komode. Dyqanet, kafetë dhe hapësirat rekreative janë pjesë e projektit, duke siguruar që banorët të shijojnë një stil jetese të balancuar, mes kënaqësisë dhe prakticitetit. Për ata që konsiderojnë apartamente në Vlorë, integrimi i shërbimeve me jetesën buzë detit, i shtojnë vlerë të konsiderueshme çdo prone.
Vlera e ardhshme e mbështetur nga lokacioni dhe zhvillimi
Vlora vazhdon të rritet si qytet, duke përfituar nga turizmi, infrastruktura dhe zhvillimi urban. Pronat në këtë zonë janë të destinuara për të fituar vlerë afatgjatë ndërsa qyteti zgjerohet dhe zona e Rivierës bëhet gjithnjë e më e popullarizuar. Kombinimi i një lokacioni të shquar bregdetar, dizajnit modern dhe përparimit të vazhdueshëm të ndërtimit siguron që Vlora Marina të përfaqësojë një investim të fortë në pasuri të paluajtshme për blerësit që kërkojnë të kombinojnë stilin e jetesës me potencialin financiar.
Një vizion i qartë për të ardhmen
Ndërsa punimet vazhdojnë, Vlora Marina tregon se çfarë mund të arrihet me planifikim të kujdesshëm dhe lokacion strategjik. Pronarët e ardhshëm të apartamenteve, do të jetojnë në një mjedis të gjallë bregdetar, me apartamente moderne dhe qasje në një marinë plotësisht funksionale. Projekti thekson potencialin e pasurive bregdetare shqiptare, duke kombinuar stilin e jetesës, komoditetin dhe mundësitë afatgjata të investimit në një zhvillim të vetëm.