Vlora Marina Residences në partneritet me Marriott sjell hotelin me 5 yje & apartamentet e branduara
Vlora Marina Residences dhe Marriott International nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit Vlora Marriott Hotel si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë apartamentet e branduara. Hoteli i ri do të vendoset në zemër të Vlorës dhe do të jetë pjesë e investimit në Vlora Marina, projektit urban miks, i cili përfshin një marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim të jahteve dhe mega-jahteve, apartamente premium me pamje nga deti, njësi shërbimi dhe zona argëtimi.
Vlora Marriott Hotel parashikon zhvillimin harmonik të peizazhit të qytetit duke sjellë prestigjin e një përvoje të gjatë të hotelerisë me 5 yje dhe rezidencave të branduara, një koncept i ri i cili i shton një tjetër dimension këtij projekti.
Marrëveshja me Marriott International shënon një fillim të rëndësishëm për Vlorën dhe për standardet më të larta që Shqipëria po përvetëson në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Si hoteli me 150 dhoma ashtu edhe apartamentet e brandura (branded apartments) do të manaxhohen nën të njëjtën strehë nga i njëjti ekip Marriott, duke garantuar cilësinë dhe standardet më të larta ndërkombëtare.
Në fjalën e saj, që i parapriu nënshkrimit të marrëveshjes, Ardiana Sokoli, Zv. Presidente e Grupit BALFIN për Pasuritë e Paluajtshme tha se ky bashkëpunim dhe standardet e parashikuara për t’u implementuar, ndryshojnë tërësisht rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri.
“Sot, qëndrojmë këtu me partnerët tanë nga Marriott, të bashkuar në vizionin dhe përkushtimin tonë për ta bërë Vlora Marriott Hotel një shembull të shkëlqyer në hoteleri. Ne besojmë shumë se Vlora do të kthehet në një nga qytetet më të rëndësishme mesdhetare dhe flamuri i ekonomisë blu shqiptare. Së bashku me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë, po prezantojmë koncepte novatore në arkitekturë dhe objekte urbane që do të transformojnë zonën aktuale duke përmirësuar ofertën e Vlorës si destinacion turistik, duke nxitur ekonominë vendase dhe duke krijuar më shumë mundësi punësimi.”
Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore në Marriott International, e cilësoi këtë marrëveshje një përmbushje të kërkesës që vendi ka për brande të tilla në shërbimin e hotelerisë. “Jemi të lumtur që gjetëm partnerin e duhur për të sjellë në Shqipëri këtë koncept të ri hotelerie.”

I përshtatshëm si për ata që udhëtojnë për biznes, ashtu dhe për turistë, Vlora Marriott Hotel parashikohet të ketë 150 dhoma dhe suita, si dhe mbi 100 apartamente për shitje nën emrin Vlora Marriott Residences. Hoteli përfshin pishinë të brendshme dhe të jashtme, katër restorante dhe bare, një plazh privat me një beach bar, spa, një qendër fitnesi dhe një hapësirë moderne për biznes dhe takime. Gjithashtu do të sigurohet edhe një qendër socio-argëtuese për vizitorët dhe qytetarët e Vlorës. Rezidencat janë projektuar me sipërfaqe nga 75 deri në 220 m² me një deri në katër dhoma gjumi, ndërkohë që banorët do të kenë akses në palestër private si dhe facilitete të përzgjedhura të hotelierisë.