Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

NJË DESTINACION I
KLASIT BOTËROR

MIRËSEVINI NË

VLORA MARINA

SHQIPËRI

Një zhvillim urban krejt i ri që ndërthur jetesën me shërbime të ndryshme. Apartamente premium me pamje nga deti dhe një shëtitore buzë tij , e cila vë në lëvizje dhe rigjallëron qytetin duke ofruar shërbime dhe aktivitete të ndryshme që e kthejnë Vlorën në epiqendrën më dinamike të rajonit.

“Një marinë e nivelit të lartë për jahte dhe super jahte ku mund të stacionoheni plot stil dhe të eksploroni bukuritë idilike dhe të paprekura të bregdetit Adriatik dhe Jon.”

VENDNDODHJA-VLORË, SHQIPËRI

LIDHJA ME NATYRËN

Me klimën e saj të pakrahasueshme, mbi 300 ditë diell në vit dhe pamjen mahnitëse të detit, Vlora njihet për pasurinë e peizazhit të saj natyror, parqeve, ishullit të Sazanit dhe vijës bregdetare të paprekur.

E VËRTETA E ORIGJINËS

Shqipëria ka një trashëgimi unike kulturore dhe historike, e vlerësuar për gastronominë e saj, si një luks dhe përfitim real për vendin, shoqërinë dhe Vlorën si Qyteti i Pavarësisë.

MIKPRITJE MESDHETARE

Të dalluar për mirësinë, çiltërsinë dhe ngrohtësinë, jemi të gatshëm për të ndarë bukurinë e vendit tonë me botën, me ju!

TOKA E BUKURIVE FRYMËZUESE!

Shqipëria është vendi i ndërthurjeve të natyrës, historisë, kulturës, traditës dhe vlerave. Ndodhur në brigjet lakmitare të Mesdheut, ajo ka një klimë tipike mesdhetare, herë-herë kapriçoze e herë përkëdhelëse, me perëndime të arta dhe puhiza të freskëta.

Brigjet janë sa ranore aq edhe me guralecë, mirëseardhës për këdo dhe udhëheqës drejt lartësive alpine. Peizazhet piktoreske e poetike, ndërthurur me folklorin e pamatë, kanë qenë muza të artistëve, historianëve, udhëtarëve e aventurierëve në hapësirën e pakohë të Evropës.

  • DURRES ALB 51 milje detare (MD); N
  • KORFUZ GRE 54 NM; SSE
  • BRINDIZI ITA 71 NM; W
  • BARI ITA 126 MD; WNW
  • SPLIT CRO 228 MD; NW
  • ATHINË GRE 247 NM; SE

Kjo

Një qytet plot jetë, mikpritës, autentik dhe bashkëkohor që shërben edhe si një kryqëzim ndërkombëtar. Vlora është një botë ende e pazbuluar. Qendra e kulturës Shqiptare, e gatshme për të ofruar shërbime premium aq autentike sa traditat, historia dhe shijet e gastronomisë mesdhetare që janë pjesë në ADN-në tonë.

  • Rëndësi historike si “Qyteti i Pavarësisë”, destinacion i rëndësishëm strategjik ushtarak, tregtar dhe turistik.
  • Vija bregdetare e detit Adriatik dhe Jon e bën të larmishme dhe tërheqëse për turizmin.
  • Zhvillimi i infrastrukturës urbane, rritje në kërkesën për akomodim, pikë strategjike.
  • Zhvillimet kryesore: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Bypass-i i Vlorës, Tuneli i Llogarasë.

BREGDETI I JONIT

Riviera shqiptare karakterizohet nga një miks plazhesh shkëmbore dhe të izoluara, të rrethuara nga kodra piktoreske dhe male të thepisura, të pasura me bimësi të shumëllojshme, tipike për Mesdheun.

Fshatrat tërheqës dhe mikpritës shtrihen midis maleve dhe detit. Destinacione ku vizitorët mund të gjejnë një shtëpi të përkohshme për të shijuar ujërat e mrekullueshme dhe pamjet befasuese të detit Jon.

PARKU KOMBËTAR I LLOGARASË

“Parku Kombëtar i Llogarasë” ndodhet 40 km në jug të Vlorës, në pikën e ndarjes midis detit Adriatik dhe Jon. Ky park shquhet për pyjet e tij të gjerë me pisha, ”ku Pisha Flamur” është ndër më të veçantat. Kjo zonë është e njohur për aktivitetet në ajër me konkurse të shumta paragliding. Pamjet e vargmalit “Vetëtima” dhe plazhet e shumta piktoreske, shërbejnë si mjedis i përsosur për një sërë mundësish rekreative në natyrë.

QYTETI ANTIK I ORIKUMIT

Orikum (Orikos) është sot një qytet i vogël bregdetar, por me një histori shumë të pasur. Ai shtrihet rreth 40 km në jug të zonës arkeologjike të Apolonisë. Sipas Plinit, kolonitë nga Kolkida ishin ato që krijuan qytetin e Orikumit. Më herët, pozicioni i tij gjeografik e kishte kthyer atë në një port të rëndësishëm dhe një qendër tregtare në bregdetin e Adriatikut. Orikumi ishte i rëndësishëm edhe në aspektin ushtarak. Jul Çezari e përdori zonën për disa muaj si një kamp për trupat ushtarake derisa Pompeius Magnus i mori ata. Duke qenë subjekt i ndikimeve kaq të ndryshme kulturore, Orikumi u bë një qendër urbane e lulëzuar. Këtë e dëshmojnë rrënojat e ndryshme arkeologjike, siç janë pjesa e një platforme dhe një teatër i vogël me kapacitet për 400 spektatorë. Për më tepër, rrënojat e mureve mbrojtëse dhe rrugëve janë të dukshme edhe nën ujë.

LAGUNA E NARTËS

E vendosur në veri të Vlorës, kjo lagunë e famshme gëzon statusin e një zone të mbrojtur. E famshme në shkallë globale, për biodiversitetin e saj të pasur, ajo është një nga lagunat më të mëdha dhe më të rëndësishme të bregdetit shqiptar. Pylli i paprekur, laguna, plazhi pa asnjë gjurmë ndërtimi dhe traditat janë sigurisht disa nga anë faktorët, që natyrisht kanë tërhequr vëmendjen e kujtdo që ka pasur rastin t'i vizitojë.

TRASHËGIMIA E UNESCO-s NË SHQIPËRI

PARKU KOMBËTAR I BUTRINTIT

I shpallur “Monument nën mbrojtje” nga shteti Shqiptar dhe i regjistruar si trashëgimi botërore e UNESCO-s në vitin 1992, Parku Kombëtar i Butrintit është përfshirë në Listën e Monumenteve në Rrezik në 1997. Ai u zgjerua më tej në vitin 1999.

QYTETI MUZE I GJIROKASTRËS

Gjirokastra është shpallur “Qytet Muze” nga shteti Shqiptar në vitin 1961 si dhe trashëgimi botërore në vitin 2005. Gjirokastra është një dëshmi unike e një tradite kulturore të jetës gjatë shekujve XIV – XIX.

QYTETI I BERATIT

I regjistruar si trashëgimi botërore në vitin 2005 dhe ratifikuar në vitin 2008, Berati është qyteti ku mund të gjenden gjurmë të periudhave Ilire, Romake, Bizantine dhe Osmane. I pasur me kisha të vjetra me piktura të mrekullueshme murale, ikona dhe gdhendje në dru, në vitin 1961 qyteti u vu nën mbrojtjen e shtetit Shqiptar dhe u shpall “Qytet Muze”.

MONUMENTE KULTURORE, KANDIDATE PËR MBROJTJEN NGA UNESCO

  • Amfiteatri i Durrësit
  • Varret mbretërore të Selcës
  • Vende të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds