6 arsye përse të jetosh buzë detit i bën mirë shëndetit
Ka diçka magjike rreth të jetuarit buzë detit dhe me këtë biem dakord të gjithë. Përveçse kjo zgjedhje dikton një mënyrë të re jetese, është gjithashtu përfekte për shëndetin duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e tij. Të jetosh buzë detit, do të thotë të krijosh një rutinë të re që nuk bëhet asnjëherë e mërzitshme e madje në shumë raste mund të rezultojë frymëzuese duke ju nxitur kreativitetin dhe duke ju bërë edhe më produktiv në përditshmërinë tuaj. Qëkur njerëzit kanë filluar të eksplorojnë planetin kanë qenë vazhdimisht në ndjekje të ujit edhe sot në kohët moderne, zgjedhim të pushojmë apo te kalojmë momentet më të veçanta në natyrë kryesisht në vende bregdetare. Por përse është kaq e vlefshme jetesa buzë detit, më poshtë po ju rendisim disa arsye konkrete.
1. Hapësirat blu
Ndjenja e qetësisë që përfitojmë nga deti dhe ngjyra e tij, është ajo që shkencëtarët e quajnë mendja blu, një mënyrë mjaft efektive për t’u shkëputur nga jeta hiperaktive dhe për t’u futur në një rrjedhë më të qetë jete. Njësoj si ngjyra jeshile, ashtu edhe bluja ka të njëjtin efekt qetësues sidomos pas një jave apo dite të lodhshme.
2. Ajër i pastër
Ajri buzë detit është shumë më i pastër dhe sipas studimeve rezulton që ka më shumë jone negative të cilat janë miq të shëndetit. Jonet negative rritin nivelin e serotoninës dhe shërbejnë si një rregullator i gjendjes emocionale, ndërsa ndihmojnë gjithashtu në rritjen e nivelit të energjisë.
3. Boost your body’s immunity!
Bimët dhe pemët që rriten në zonat bregdetare prodhojnë një substancë të quajtur Phytoncides që shërben për të eleminuar bakteret e rrezikshme, dhe ndikon gjithashtu në rritjen e imunitetit të trupit. Përmes saj, organizmi ynë rrit nivelin e rruazave të bardha të gjakut të cilat shërbejnë për të na mbrojtur nga infeksione apo sëmundje të ndryshme.
4. Më shumë vitamin D
Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është vitamina D për shëndetin dhe gjithashtu sa e vështirë është për t’u marrë përmes ushqimit. E vetmja mënyrë e sigurt dhe efikase është ekspozimi në diell dhe të qëndruarit rregullisht në kontakt me ujin e detit dhe hapësirat blu.
5. Përmirësimi i gjumit
Një studim i realizuar nga National Trust ka zbuluar se personat që shëtisin përditë të paktën 30 minuta buzë detit bëjnë një gjumë më cilësor. Shëtitjet buzë detit ndikojnë gjithashtu në luftimin e pagjumësisë dhe zakonisht të ndihmojnë të flesh të paktën një orë më shumë se sa në rastet kur nuk bën një shëtitje buzë detit.
6.Përmirësim i gjendjes emocionale
Mjafton vetëm të jesh buzë detit dhe krejt papritur mund të ndihesh i relaksuar dhe shumë më i qetë në pak minuta. Ekspertët kanë zbuluar se deti shërben si rregullator i gjendjes emocionale përmes flladit, ajrit të pastër dhe zhurmës së valëve të detit. Konkretisht mjafton vetëm të dëgjosh zhurmën e valëve të detit për të bërë gjithë diferencën.