Një destinacion i klasit botëror
Një zhvillim urban miks, në të cilin do të gjeni gjithçka që keni imagjinuar dhe shumë më tepër. E vendosur në një lokacion kryesor të qytetit, Vlora Marina ofron një numër të limituar të apartamenteve Premium dhe Brandeve me pamje ekskluzive nga deti.
Shëtitorja e Vlora Marina Shtrihet buzë detit dhe mund të konsiderohet si një nga më të gjatat, pasi lidhet edhe me shëtitoren pranë pyllit të Sodës. Hotelet në Vlora Marina vijnë me standarde ndërkombëtare. Dy hotele me 5 yje janë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hoteleve, të pranishëm në mbi 139 shtete dhe me strukturë akomoduese mbi 8000 vende.
Studioja prestigjioze belge e projektimit, XDGA – Xaveer De Geyter Architects- ka sjellë në jetë këtë projekt unik, duke vendosur standarde të reja për atë që njihet si “jetesë premium”.
VITALITET
Porti mikpritës
Falë pozicionit të saj, Marina e Vlorës ofron një pikë tejet interesante, me mundësinë unike të eksplorimit të vendeve të tjera në të gjithë Ballkanin.
Një strehë shumëdimensionale për fundjava të shkurtra dhe pushime të gjata, ku shërbimet premium do t'ju bëjnë të ndiheni gjithmonë si në shtëpi.
Një takim perfekt ku përzihen kulturat dhe historitë, të cilat bëhen një pikë mikpritëse referimi, që shpreh në mënyrë perfekte shpirtin shqiptar.
Rrënjë e thellë e një trashëgimie të gjatë
Vlora Marina është një projekt modern, me një trashëgimi të gjatë për të përcjellë identiteti i saj në rrënjë të thellë të tradites për të ndërtuar një rrugë drejt të ardhmes.
Angazhimi ndaj mjedisit dhe njerëzve u ofron vizitorëve një përvojë të veçantë dhe të qëndrueshme. Falë larmishmërisë që projekti ofron, të gjithë mund të jetojnë një marrëdhënie të veçantë me të.
THESARI I FSHEHUR NË MESDHE
THESARI I FSHEHUR NË MESDHE
Vlora Marina është një zhvillim miks, me apartamente premium me pamje ekskluzive nga deti dhe një shëtitore plot gjallëri dhe dinamizëm. Këtu mund të përjetoni emocione të pafundme duke e ditur se një vend unik dhe i veçantë po ju pret.
Apartamente premium me pamje nga deti
Apartamente të limituara për kat
Veranda private dhe dritë natyrale
Shërbime mirëmbajtje përgjatë gjithë vitit
Programi i shkëmbimit të pushimeve
Siguri 24/7
Standarde të larta dhe bashkëkohore ndërtimi
Zona me vlerësimin më të lartë për qiratë sipas operatorëve turistikë
Të ardhura të garantuara falë Programit të Qiradhënies
Financimi i Pronës pa asnjë kërkesë fillestare për kolateral
Rritja e vlerës së pronës me kalimin e kohë
Afër 120 plazhe natyrore
Pranë monumenteve historike të UNESCO-s
Kuzhina më e mirë autentike dhe mesdhetare
Vendndodhja në qendër të qytetit, 10 min larg nga aeroporti
Distanca e afërt nga Pylli i Sodës
Pranë Shtëpisë së Pavarësisë
Një koncept i ri jetese, pranë një Marine të Klasit Botëror
Hotele me 5 yje, marka prestigjioze ndërkombëtare
Restorante dhe bare të njohura ndërkombëtarisht
Dyqane të markave ndërkombëtare
SPA, qendra Wellness
Pishina të mbyllura
Këndi i fëmijëve dhe zona argëtimi
Marina e parë shqiptare e klasit botëror
438 vend ankorimi
Klub i jahteve
Shërbimet e marinës
Plazhe private dhe publike
Një koncept i ri jetese brenda dhe pranë një Marine
Një destinacion i ri turistik ndërkombëtar
Një projekt i qëndrueshëm
Mundësi e shkëlqyer për profesionistët e rinj
Një zonë e rigjallëruar që lidh qytetin me një nga zonat më të rëndësishme siç është Pylli i Sodës.
NJË HISTORI UNIKE DHE TRASHËGIMI TË UNESCO-S PËR T'U EKSPLORUAR
Eksploroni Shqipërinë
QYTETI MUZE I BERATIT
Asnjë vizitor vendas apo i huaj nuk mund t’i shpëtojë magjepsjes nga bukuritë dhe qetësisë që ofron Parku Kombëtar i Butrintit, 20 km larg Sarandës, ku natyra e harlisur rrethon si një mburojë rrënojat antike të tij. Parku Kombëtar i Butrintit është një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike, mjedisore, turistike dhe histo-kulturore të Shqipërisë. Qyteti antik i Butrintit, përbën një kombinim shumë të rrallë të arkeologjisë dhe natyrës. Ndonëse punimet arkeologjike asnjëherë nuk kanë përfunduar, mendohet se ajo që shohim sot mund të jetë me shumë mundësi vetëm një e pesta e asaj që ndodhet nëntokë. Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit. Parku Kombëtar i Butrintit është listuar si pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1992.
QYTETI MUZE I GJIROKASTRËS
ISO POLIFONIA
Që nga viti 2005 “Isopolifonia popullore shqiptare” iu shtua listës së “Kryeveprave të trashëgimisë jomateriale të njerëzimit” të mbrojtura nga UNESCO, si një trashëgimi unike, e cila nuk gjendet askund tjetër në botë. Shpirti i një identiteti dhe pasurie unike shpirtërore, polifonia mbetet një ylber I pakapshëm.
XHUBLETA SHQIPËTARE
E futur së fundmi në mbrojtje nga UNESCO, Xhubleta është një veshje e punuar tërësisht me dorë, e cila vishej nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Kryesisht e zeza me motive të qëndisura shumëngjyrëshe, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike. Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit, duke treguar statusin social dhe ekonomik të mbajtësit.