Midis tokës dhe detit, përjetoni një eksperiencë frymëzuese në Vlora Marina
Të jetosh në një port, të eksplorosh përditë brigje të reja apo të shijosh jetën e një nomadi, për dikë që nuk e ka provuar tingëllon sa joshëse aq edhe sfiduese. Megjithatë në botën moderne gjithnjë në evoluim, më tepër sesa sfidë ky stil jetese është një zgjedhje që shumëkush e preferon. Të nxitur edhe nga ndërtimi i marinave moderne, përsosja e infrastrukturës dhe shërbimeve, të apasionuarit pas detit dhe mjeteve lundruese po ndërmarrin gjithnjë e më shumë nisma për të ndërthurur jetën mes detit dhe tokës. Nëse shumë prej jush mendojnë se të jetosh në det, apo pranë një porti të privon nga disa kënaqësi të jetës në tokë, ende nuk jeni njohur me Vlora Marina, projektin që po realizohet në qytetin e Vlorës dhe që synon të sjellë një koncept të ri të te jetuarit midis tokës dhe detit. Vlora Marina do të sjellë të parën marinë të klasit botëror në Shqipëri në një pikë takimi mes detit Adriatik dhe Jon dhe një urë lidhëse me të gjitha destinacionet e rajonit të Mesdheut e më gjerë. Menaxhuar nga D-Marin, një prej rrjeteve më të njohur ndërkombëtarisht për menaxhimin e marinave, ky port modern i Jahteve është vendi që do t’ju frymëzojë për të shijuar edhe më shumë brigjet, plazhet, lindjet dhe perëndimet e diellit, apo jetesën në tokë mes shumë mundësive për eksplorim, argëtim dhe akomodim. Që këtu mund të nisni udhëtimin tuaj për të eksploruar rreth 120 plazhe natyrore me ujëra të kristalta në një kombinim perfekt të natyrës midis detit dhe malit. E gjithë zona është e njohur për ishujt, gjiret dhe shpellat karakteristike, një prej tyre është Ishulli i Karaburunit i famshëm për gjiret e vogla të futura mes shkëmbinjve. Rrugës për në ishull ndodhet shpella e Haxhi Aliut, një ndër shpellat karstike më të bukura në vend. Shpella të jep përshtypjen e një katedrale gotike. Faqet e brendshme janë të mbushura plot me fole pëllumbash të egër, ndërsa fundi i shpellës është në formën e një liqeni të vogël në ngjyrë blu të thellë. Ndërsa për të apasionuarit pas kulturës dhe historisë, fare pranë Vlora Marina ndodhet Muzeu i Pavarësisë, ndërtesa ku ka qëndruar Qeveria e parë shqiptare dhe ku gjenden të ekspozuara objekte origjinale të kohës. Vetëm pak minuta larg qytetit mund të vizitoni një tjetër destinacion të veçantë siç është Kalaja e Kaninës. Kjo Kala është një nga objektet më të njohura të trashëgimisë kulturore dhe historike në Vlorë e më gjerë. Kalaja e Porto Palermos e ndërtuar në periudhën e Luftës së dytë Botërore është një tjetër objekt me vlera historike dhe kulturore për t’u zbuluar. Në listën e gjatë të atraksioneve turistike të zonës përmendim gjithashtu Lagunën e Nartës me flamingot ngjyrë rozë, Manastirin e Zvërnecit, Parkun e Llogarasë, një prej hapësirave natyrore më të vizituara në Shqipëri, si dhe shumë objekte të tjera pjesë të trashëgimisë kulturore të zonës. Pasi të përfundoni eksplorimin e zonës mund të riktheheni sërish në Vlora Marina ku përtej portit modern të jahteve, do të gjeni të gjitha njësitë e shërbimit duke nisur që nga baret e restorantet më të njohura, supermarkete, farmaci, marka të njohura veshjesh e aksesorësh si dhe akomodim me pesë yje në Vlora Marriott Hotel një brand ndërkombëtar i njohur në të gjithë botën për ekselencën në shërbim dhe standarde premium. Nëse një stil i tillë jete ju duket perfekt, aq sa të mendoni për të bërë tuajën një strehëz ku të riktheheni sa herë të dëshironi, këtu keni mundësinë që të investoni për apartamentin tuaj buzë detit mes një shumëllojshmërie apartamentesh në një kompleks rezidencial modern. E kurdoherë që dëshironi t’i riktheheni detit për të eksploruar brigje të reja, ju dhe mjeti juaj do të keni të gjitha shërbimet e nevojshme që do ta bëjnë si qëndrimin në port ashtu edhe lundrimin një eksperiencë unike dhe të sigurt. Ofrimi i shërbimeve të tilla si ankorimi, furnizimi me karburant, siguria 24h, mirëmbajtja e mjeteve lundruese, sigurimi i paisjeve portative të marinës, duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës, një shërbim klienti i dedikuar, dyqane të posaçme ku mund të gjeni asistencën dhe gjithë paisjet e duhura për mjetin tuaj, garantojnë një eksperiencë të veçantë gjatë gjithë ekspeditës tuaj detare. Gjithashtu i gjithë ekuipazhi i mjetit ka në dispozicion shërbime të ndryshme duke nisur që nga palestra, Spa-të, qendrat relaksuese, përfshirja në evente dhe aktivitete të ndryshme, anëtarësimi në klubin e jahteve si një tjetër mundësi për të nxitur ndërveprimin dhe për të shkëmbyer eksperienca dhe aventura detare me të tjerë udhëtarë dhe të apasionuar pas detit. Nuk ka rëndësi nëse zgjidhni detin, tokën apo një kombinim mes të dyjave, në të gjitha rastet Vlora Marina i përgjigjet 100% nevojave tuaja duke përmbushur çdo pritshmëri dhe duke ju falur një ndjesi dhe emocione pozitive në çdo udhëtim tuajin.