Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Vlora, “Maldivet e Europës”, mediat ndërkombëtare jehonë qytetit jugor

Mar 6, 2024 | Blog

“Kemi zbuluar një thesar të vërtetë”, kështu e nis artikullin revista spanjolle “Elle Espana”, e cila ashtu si shumë media të tjera prestigjioze ndërkombëtare e konsideron Vlorën si Maldivet e Evropës. “Vlora është vendi perfekt për të pushuar në verë” thuhet më tej në këtë artikull, ndërsa përshkruhet si një perlë e vërtetë e gjithë Riviera Shqiptare, plazhet e bukura, ujërat e kristalta dhe natyra perfekte në gjithë rajonin e Vlorës. Në këtë artikull përmendet gjithashtu edhe fakti që qyteti i Vlorës është rankuar i dyti në booking.com si një prej destinacioneve më të preferuara për vitin 2024.

Artikulli sugjeron të gjithë spanjollët që kërkojnë vende të bukura dhe pushime luksoze, por me buxhet të përballueshëm të konsiderojnë jugun e Shqipërisë e veçanërisht qytetin e Vlorës.

Kjo nuk është e vetmja prestigjioze ndërkombëtare që i bën jehonë qytetit të Vlorës, vetëm pak javë më parë revista franceze News.day FR, e ka krahasuar Shqipërinë me Karaibet dhe Vlorën mes 5 destinacioneve turistike më atraktive. Britanikja Daily Mail gjithashtu ka sugjeruar në një artikull të saj Shqipërinë për pushimet në 2024 duke renditur bukuritë e panumërta të natyrës dhe gjithashtu paketat financiare të përballueshme

Ndërsa CNN e rendit Shqipërinë si një prej 10 vendeve kryesore që duhen vizituar gjatë këtij viti si një model i zhvillimit të qëndrueshëm. Përtej bukurive natyrore, CNN vlerëson në artikull kulturën e pasur, historinë dhe kuzhinën tradicionale.

Të shumta kanë qenë edhe mediat italiane që kanë mbushur faqet e revistave me vlerësime pozitive për Shqipërinë. “Il sole 24 ore”, “Il Corriere della Sera”, “La Gazzetta dello Mezzogiorno” e shumë të tjera kanë rrëfyer përmes eksperiencave të turistëve italianë përshtypjet për Shqipërinë si një vend plot surpriza, me një bregdet të mahnitshëm dhe me një natyrë mbresëlënëse.

Viti që lamë pas u konsiderua si më i suksesshmi sa i takon turizmit duke shënuar një numër rekord prej mbi 10 milion turistë. Ky vit ndërkohë parashikohet ti përmbysë këto shifra duke shënuar rekorde të reja. Një fenomen i tillë është vënë re që në muajin e parë të vitit, që sipas INSTAT shënoi një rekord të ri, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke rregjistruar 29,8% më shumë shtetas të huaj që hynë në Shqipëri.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds