Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

5 arsyet përse duhet te blini një apartament totalisht të mobiluar

by | Gus 26, 2024 | Blog | 0 comments

Vlora Marina projekti që ju mundëson të merrni çelësat e apartamentit gati për banim

Kur vendos për të investuar në blerjen e një prone, merr në konsideratë shumë elementë që nga lokacioni, tipologjia e projektit, sigurohesh që hapësirat të jenë të bollshme, të ketë facilitete, pozicionimi buzë detit si dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, nëse apartamenti është i arreduar dhe gati për banim. Të arredosh shtëpinë sot kërkon impenjim dhe kohë fizike në dispozicion. Gjithashtu i gjithë procesi në vetvete shoqërohet me frikën e mos marrjes së shërbimit të dëshiruar apo përzgjedhjen e ngjyrave dhe kombinimeve të duhura sipas kërkesës apo idesë që gjithkush ka për ambientin e shtëpisë së tij.

E keni imagjinuar ndonjëherë që ta shmangni komplet këtë proces, të bleni një apartament buzë detit dhe t’ju dorëzohet totalisht i mobiluar sipas trendeve më të fundit dhe i pajisur me brandet më të mira ndërkombëtare? Një shërbim i tillë ofrohet eksluzivisht vetëm në Vlora Marina, i vetmi projekt që e sjell këtë risi bashkë me një sërë përfitimesh që vijnë prej tij. Më poshtë po ju rendisim 5 përfitime që ju mundëson blerja e një apartamenti totatisht të mobiluar.

  1. Kurseni para dhe kohë

Përmes një shërbimi të tillë do të kurseni kohën tuaj pasi grupi i ekspertëve do të merret me gjithçka që nga ideimi e deri në realizimin e gjithë procesit. Gjithashtu mund të përfitoni nga çmimet më të mira në treg, falë mundësive të bashkëpunimit dhe marrëveshjeve që Vlora Marina ka me firmat më të mira të mobilimit dhe pajisjeve elektroshtëpiake.

       2. Gati për të jetuar

Një apartamentet totalisht i mobiluar do të thotë komfort, rehati dhe një prekje e jetesës premium. Blerja e një apartamenti që ofron këtë lloj shërbimi, të mundëson ta jetosh dhe shijosh menjëherë jetesën që në momentin e marrjes së çelësave duke mos patur nevojë të shtosh asnjë gjë. Gjithçka do të jetë e realizuar ashtu siç e keni imagjinuar gati për të jetuar me çdo komoditet të mundshëm.

       3. Perfekt për jo rezidentët

Blerja e një apartamenti është në vetvete një proces që për shumë konsiderohet si diçka intriguese, një rrugëtim i ri, por kur mendon për angazhimin që kërkon pjesa e arredimit situata komplikohet disi. Për këtë arsye blerja e një apartamenti totalisht të mobiluar është një shpëtim për të gjithë, por akoma më shumë për personat që nuk janë resident në Shqipëri, që nuk e njohin tregun dhe e kanë të vështirë ta ndjekin procesin.

           4. Optimizimi i sipërfaqes

Ekspertiza shumë vjeçare e arkitektëve dhe ekspertëve që do të realizojnë mobilimin e shtëpisë është një garanci për të siguruar një optimizim të gjithë sipërfaqes. Hapësira e shtëpisë do të shfrytëzohet e gjitha dhe ajo çfarë është më e rëndësishme do të kombinohet në mënyrë perfekte për të krijuar një ambient komod për të jetuar.

fully furnished bathroom

    5. Dizajn dhe pajisje të cilësisë premium

Shtëpia juaj do të reflektojë elegancë dhe stil, kjo falë ekspertëve më të mirë të fushës së dizajnit dhe bashkëpunimit me markat më të njohura të pajisjeve të arredimit dhe elektroshtëpiakeve. Në dispozicion do të jenë tre paketa interior dizajn dhe mobilim, të cilat janë ideuar bazuar në trendet e fundit të arredimit. Linjat e pastra me ngjyra të ngrohta dhe nuancat e lehta të bezhës, kombinimi i elementëve natyrorë, komoditeti dhe stili apo kombinimi i modernes me klasiken janë disa prej trendeve të momentit që zbatohen plotësisht në paketat e ofruara nga Vlora Marina. Këtu mund të zbuloni se si do të duket shtëpia juaj me paketat në dispozicion dhe trendet më të fundit në fushën e arredimit.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds