Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Vlora Marina në MIPIM, projekti vendos Shqipërinë në hartën globale të Real Estate

Vlora Marina do të jetë prezente në MIPIM, eventin më të madh global të industrisë së Real Estate, që do të mbahet në Cannes, Francë. Projekti do të jetë pjesë e një platforme ndërkombëtare ku prezantohen zhvillimet më prestigjioze të Real Estate në botë, duke u renditur mes qindra projekteve që ekspozohen përgjatë pesë ditëve të eventit në mbi 300 stenda të dedikuara. 

I konceptuar si një zhvillim urban miks me standarde ndërkombëtare, Vlora Marina ka tërhequr vazhdimisht interesin e investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke u konsideruar si një nga projektet më inovative që po transformon Rivierën Shqiptare. Prezantimi i tij në MIPIM përforcon pozicionimin e projektit në hartën globale të zhvillimeve të rëndësishme të Real Estate dhe e vendos Shqipërinë në fokusin e investitorëve ndërkombëtarë.

MIPIM konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë për industrinë e pasurive të paluajtshme, ku liderët globalë të sektorit diskutojnë strategjitë, investimet dhe partneritetet që formësojnë të ardhmen e qyteteve. Në këtë edicion pritet të marrin pjesë mbi 20,000 profesionistë nga më shumë se 90 vende, si dhe mbi 2,400 kompani që prezantojnë projektet dhe iniciativat më të reja në zhvillimin urban dhe investimet në Real Estate. Programi i eventit përfshin gjithashtu konferenca dhe panele diskutimi mbi temat kryesore që po formësojnë industrinë, nga zhvillimi i qyteteve të së ardhmes deri tek trendet më të fundit në ndërtim dhe investim.

Pjesëmarrja e Vlora Marina në këtë platformë ndërkombëtare vjen në një moment kur projekti po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga investitorë të huaj. I vendosur në një nga destinacionet më të bukura të Mesdheut, Vlora Marina sjell në Shqipëri marinën e parë të klasit botëror, të integruar me një rezidencë moderne me apartamente premium buzë detit, një shëtitore me të gjitha njësitë e shërbimit, si dhe hotelin e parë Marriott në bregdetin shqiptar.

Me këtë vizion, Vlora Marina synon të vendosë standarde të reja për zhvillimin urban dhe turizmin elitar në Shqipëri, duke e pozicionuar Vlorën si një destinacion të ri në hartën ndërkombëtare të investimeve dhe turizmit.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds