Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Prona në Shitje

Lajme & Evente

FAQ

Kontakt

+355 69 801 4999

Çfarë pyesin më shpesh blerësit e huaj përpara se të investojnë në Vlora Marina?

Ndersa interesi per tregun imobiliar shqiptar vijon te rritet, gjithnje e me shume bleres nderkombetare po e drejtojne vemendjen drejt bregdetit jugperendimor te vendit. Vendimi per te investuar ne nje prone ne Shqiperi perfaqeson nje hap te sigurt dhe me potencial te larte per te ardhmen financiare te familjes. Per t'ju ndihmuar te njihni me mire kete treg ne zhvillim, me poshte kemi permbledhur disa nga pyetjet qe bleresit nderkombetare bejne me shpesh perpara se te marrin vendimin per te investuar.

A kanë blerësit e huaj të njëjtat të drejta si qytetarët shqiptarë?

Legjislacioni shqiptar u garanton shtetasve të huaj të njëjtat të drejta pronësie si qytetarëve shqiptarë. Procesi i blerjes është i qartë dhe transparent, i mbështetur nga dokumentacion zyrtar dhe certifikata pronësie të regjistruara. Çdo fazë e blerjes zhvillohet sipas procedurave ligjore, me asistencën e noterëve dhe profesionistëve të specializuar.

A janë çmimet konkurruese krahasuar me destinacionet e tjera mesdhetare?

Çmimet e pronave në këtë pjesë të bregdetit shqiptar mbeten rreth 30% më të ulëta krahasuar me shumë destinacione të konsoliduara të Mesdheut. Kjo u jep investitorëve mundësinë të sigurojnë një pronë premium buzë detit me një investim fillestar më të favorshëm. Gjithashtu, Shqipëria ofron lehtësira fiskale tërheqëse, ndërsa shtetasit jorezidentë nuk i nënshtrohen taksave shtesë gjatë procesit të blerjes.

A mund të përfitojnë financim edhe blerësit jorezidentë?

Në bashkëpunim me banka të përzgjedhura në Shqipëri, ofrohen programe financimi të dedikuara edhe për blerësit jorezidentë. Këto skema nuk kërkojnë kolateral fillestar dhe shoqërohen me plane fleksibël pagesash, të cilat ndjekin progresin e ndërtimit të projektit.

Çfarë e bën Vlora Marina një zgjedhje të veçantë për të jetuar dhe investuar?

Vlora Marina është konceptuar si një destinacion i plotë buzë detit, ku rezidencat, marina, shërbimet dhe hapësirat publike krijojnë një komunitet modern që funksionon gjatë gjithë vitit.

Disa nga elementët që e bëjnë këtë projekt unik janë:

  • Vendndodhje strategjike: Projekti ndodhet pikerisht aty ku bashkohen Deti Adriatik dhe Deti Jon, ne nje zone me mbi 300 dite me diell ne vit.
  • Marina e parë e klasit botëror në Shqipëri – Me mbi 400 vende akostimi për jahte dhe megajahte, ajo do ta pozicionojë Vlorën si një nga destinacionet më të rëndësishme detare në rajon.
  • Shëtitore buzë detit dhe ambiente sociale – Restorante, butikë ndërkombëtarë, ambiente argëtimi dhe hapësira të dedikuara për mirëqenie krijojnë një destinacion të plotë, të konceptuar për relaks, shëtitje të gjata buzë detit, argëtim dhe një jetë sociale dinamike.
  • Paketa opsionale mobilimi premium: Bleresit mund te zgjedhin paketa profesionale mobilimi dhe dizajni te brendshem, duke i bere pronat gati per banim ose qiradhenie ne menyre te menjehershme.

Zgjedhja e një apartamenti në Vlora Marina përfaqëson një mundësi për të investuar në një nga tregjet me potencialin më të lartë të rritjes në rajon, duke përfituar njëkohësisht nga një stil jetese modern në një prej destinacioneve më premtuese të bregdetit shqiptar.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds