Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

  1. Hyrje

Vlora Marina Residences Shpk, ka kënaqësinë t'ju mirëpresë në hapësirën kushtuar politikës sonë të përpunimit të të dhënave personale (referuar si "Politika e Privatësisë").

“Të dhënat personale”, i referohen çdo informacioni në lidhje me një individ, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social (referuar në vijim si "Të Dhëna Personale" ose "të Dhëna").

Pavarësisht nëse jeni klient (shitës ose blerës, qiradhënës apo qiramarrës), person që kërkon të informohet për një çeshtje të caktuar apo një shërbim të caktuar partner, agjent, aksionerose më përgjithësisht një kontakt i Vlora Marina Residences Sh.p.k ose, kandidat për punë apo punonjësju rekomandojmë të lexoni me kujdes “Politikën e Privatësisë” sepse përmban informacione të rëndësishme në lidhje me "të dhënat tuaja personale”, veçanërisht në lidhje me përdorimin e tyre, kategoritë e të dhënave, qëllimet e përpunimit, masat e sigurisë, si dhe të drejtat dhe mjetet e veprimit që janë në dispozicion.

Nëse vlerësoni se mungon ndonjë element i rëndësishëm për sa parashikohet më sipër, mos hezitoni të kontaktoni në adresën e mëposhtme: sales@balfinrealestate.com

 

  1. Kush është Kontrolluesi?

"Kontrolluesi”i referohet personit fizik ose juridik, që përcakton qëllimet dhe mënyrat për përpunimin e të Dhënave Personale ("Kontrolluesi"), referuar nenit 3 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Për qëllim të trajtimit të marrëdhënies me klient (shitës ose blerës, qiradhënës apo qiramarrës), person që kërkon të informohet për një çështje të caktuar apo një shërbim të caktuar (vizitor), partner, agjent, Shoqëria Vlora Marina Residences Shpk ka angazhuar shoqërinë BALFIN REAL ESTATE Sh.p.k., shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, organizaur sipas ligjeve të Shqipërisë, me seli në Bulevardi Bajram Curri, Qendra e Biznesit Etc, Kati 8, Njesia 131-134, Tiranë, regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me NUIS L81507052H e cila është përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale që mund të komunikohen nga ana e çdo individi sipas kanaleve të komunikimit te ofruara sipas kësaj faqeje web.

Për qëllim të trajtimit të marrëdhënies me kandidat për punë apo punonjës, Shoqëria Vlora Marina Residences Shpk ka angazhuar shoqërinë Balfin Development Sh.P.K., një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e organizuar në bazë të legjislacionit shqiptar, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me NIPT M22119033A, me seli në adresën: Rruga “Tish Daija”, Kompleksi Kika 2, Godina 3, Kati 1, e cila është përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale që mund të komunikohen nga ana e çdo individi sipas kanaleve të komunikimit te ofruara sipas kësaj faqeje web.

Kontrolluesi është shoqëria Vlora Marina Residences Shpk dhe përpunuesi kryesor janë Shoqërite Balfin Real Estate SH.P.K dhe Balfin Development SH.P.Kpër të dhënat që mblidhen dhe përpunohen nëpërmjet faqes web, të dhënat që përpunohen në kuadër të ushtrimit të aktivitetit të shitjeve dhe shërbimeve që ofrohen, të dhënat që përpunohen nëpërmjet komunikimeve telefonike dhe rrjeteve sociale për shërbime ndaj klientëve ose marketing, të dhënat që përpunohen nëpërmjet sistemit Zoho të ofruar nga Zoho Corporation B.V, me qendër në Hollandë (nëpërmjet kontratës së shërbimit) për qëllime rekrutimi dhe burime njerëzore, si dhe të dhënat që përpunohen nëpërmjet sistemit CRM të ODOOO të ofruar nga kompania Odoo S.A., me qendër në Chaussée de Namur, 40, 1367 Grand-Rosière, Belgjike (nëpërmjet kontratës së shërbimit), me të cilin zhvillohet veprimtaria dhe proceset e punës së Balfin Real Estate Shpk.

 

  1. Kush janë subjektet e të dhënave?
  • Klientë (shitës ose blerës, qiradhënës apo qiramarrës);
  • Klientë potencialë;
  • Persona të interesuar (vizitorë të faqes web);
  • Partner/bashkëpuntorë;
  • Aksioner;
  • Kandidatë për punë;
  • Punonjës;
  • Vizitorë në ambientet e kompanisë.

Vlora Marina Residences Shpk e ka njoftuar Zyrën e Komisionerit, mbi kategoritë e subjekteve të të dhënave, në përmbushje të nenit 21 të ligjit nr.9887.

 

  1. Çfarë të dhënash personale përpunojmë?

Ne jemi të kujdesshëm që t'ju informojmë "në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme", lidhur me natyrën e të dhënave që përpunojmë, mënyrat, qëllimet, masat e sigurisë, si dhe të drejtat tuaja në fuqi. Në tërësi të dhënat janë mbledhur nga ju në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me pëlqimin tuaj si subjekt i të dhënave.

Vlora Marina Residences SH.P.K and its subsidiaries, in fulfilling their activity objectives, process the following categories of data:

  • Për klientët, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes dhe më pëlqimin e tyre, do të administrojë dokumentacionin e nevojshëm (Certifikata e pronës dhe dokumentacion pronësor, Fotokopje Dokumenti identifikimi - pasaportë ose ID, Marrëveshje ndërmjetësimi, Deklaratë e burimit të të ardhurave) dhe do të përpunojë të dhënat personale dhe informacionin e dhënë nga Klienti, duke përfshirë, gjeneralitetet (Emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje), adresën, numrin personal të identifikimit, numrin e telefonit, dhe adresën e postës elektronike.

Këto të dhëna aksesohen manualisht nëpërmjet dokumentacionit shkresor mbi pronën, dhe elektronikisht nëpërmjet sistemit CRM (ODOOO) nga agjenti që ka trajtuar marrëdhënien me klientin dhe nga menaxheri i zyrës ne shoqërinë Balfin Real Estate Shpk .

  • Për kandidatët për punë, nëpërmjet faqes web, rubrika “Karriera”, ku publikohen pozicionet e lira, nëpërmjet njoftimit për punë në linkun që paraqitet, çdo kandidat do të dorëzojë CV dhe Letër interesi. Në këtë kuadër, në fazën paraprake, do të përpunohen të dhënat si:
    emri, mbiemri, email, numër telefoni, datëlindja (informacione që i përmban CV)
    si dhe të dhënat lidhur me formimin profesional dhe eksperiencën. Aplikimet dhe të dhënat përpunohen në mënyrë elektronike nëpërmjet platformës “Zoho”, për të cilën kompania ka kontraktuar me kontratë shërbimi kompaninë Zoho Corporation B.V, me qendër në Hollandë (EU). Nëpërmjet kësaj platforme garantohet siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave tuaja me standartet më të larta sipas legjislacionit të BE.

Këto të dhëna aksesohen elektronikisht vetëm nga specialistet e rekrutimit dhe Drejtori i Departamentit të Burimeve Njerëzore te Balfin Development Sh.P.K, të ngarkuar me detyrën e përzgjedhjes dhe intervistimt, shqyrtimin e dokumentacionit dhe komunikimin me fituesit.

Njoftimet e punësimit mund të publikohen edhe tek faqe web si www.duapunë.al, www.njoftime.com, www.balfin.al, si dhe në Linkedin.

  • Për punonjësit, përpunohen të dhënat si, emri, mbiemri, email, numër telefoni, të dhëna arsimore, nënshkrimi, paga, numri i llogarisë bankare, ID, të dhëna mbi formimin profesional dhe eksperienca, të dhëna mbi aftësinë në punë dhe shëndetin, adresën e banimit, statusi i gjendjes civile, dëshminë e penalitetit, foto.

Këto të dhëna aksesohen manualisht dhe elektronikisht (nëpërmjet platformës Zoho, emailit, etj) nga Departamenti i Burimeve Njerëzore ne Balfin Development Sh.P.K.

  • Për personat e interesuar/vizitorët, nëpërmjet faqes web, rubrikës “kontakt”, e cila ju mundëson atyre të marrin informacion mbi shërbimet, të paraqesin ankesa, apo të kërkojnë shërbim profesional, mbledhin të dhënat si emri, mbiemri, emaili, telefoni, nëse janë shtatas shqiptarë apo jo (me opsionin me zgjedhje “po” dhe “jo” për qëllime statistikore) dhe mesazhi që përçon.
  • Për partnerët/bashkëpunotrët, nëpërmjet kontratave të bashkëpunimit që administrohen fizikisht në arkivën e kompanisë, përpunohen të dhëna si emri, mbiemri, pozicioni, numër kontakti, email dhe nënshkrimi.
  • Për punonjësit dhe vizitorët në zyrat e kompanisë përpunohen edhe të dhëna nëpërmjet sistemit CCTV të kamerave.
  • Klientët potencilaë janë personat që shprehin interes dhe telefonojnë ose kontaktojnë nëpërmjet emailit, faqes web ose rrjeteve sociale. Me pëlqimin e tyre ata japin të dhëna si emër, mbiemër, numër telefoni ose email.

Këto të dhëna janë për përdorimin e vetëm dhe ekskluziv të Vlora Marina Residences Shpk.

  1. Qëllimet pse i përpunojmë të Dhënat Personale.

Qëllimet për përpunimin e të dhënave tuaja varen nga marrëdhënia që “subjektet e të dhënave” mbajnë me Vlora Marina Residences Shpk si dhe nga shërbimet që ofron kompania.

  • Të dhënat personale dhe informacioni i administruar nëpërmjet dokumentacionit ligjor përkatës të dorëzuar nga klienti, në kuadër ndërmjetësimit dhe blerjes së pasurive të paluajtshme, do të përpunohen për këto qëllime të ligjshme:
  • për qëllime të menaxhimit të marrëdhënies së ndërmjetësimit dhe kontratës së shit-blerjes për pasurinë e paluajtshme dhe ofrimit të një shërbimi cilësor dhe korrekt ndaj klientit;
  • për qëllime studimi të tregut dhe statistikore nga ana e kompanisë;
  • për qëllime të zbatimit të legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë e sektorit real estate dhe që ndikon në veprimtarinë e këtij sektori (të tillë si, legjislacioni për profesionin e ndërmjetësit, legjislacioni tatimor, ai për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, etj).
  • Për qëllime kontakti të klientëve pas shitjes së pronave dhe marketimi i ofertave të ndryshme ku mund të paraqesin interes për investim.
  • Të dhënat personale të kandidatëve për punë do të përpunohen në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të përzgjedhjes dhe intervistimit të tyre, me qëllim punësimin e individëve të përgatitur dhe profesionistëve në këtë sektor.
  • Të dhënat personale të punonjësve përpunohen në kuadër mbarëvajtjes së marrëdhënies kontraktore të punës, trajnimit të tyre të vazhdueshëm respektimit të detyrimeve midis palëve dhe legjislacionit që rregullon këto marrëdhënie.
  • Të dhënat personale të personave të interesuar (vizitorë të faqes web) përpunohen në kuadër të informimit të tyre mbi shërbimet e Vlora Marina Residences Shpk, informacione mbi projektet dhe pasuritë e paluajtshme që përbëjnë interes, trajtimin e kërkesave dhe ankesave të mundshme lidhur me shërbimet, si dhe analizimin e nivelit të cilësisë së shërbimeve.
  • Të dhënat personale të partnerëve/bashkëpuntorëve, përpunohen në kuadër të mbarëvajtjes së marrëdhënieve kontraktore specifike dhe shërbimeve të përfituara midis palëve.
  • Të dhënat personale të klientëve potencialë përpunohen për qëllime reklamimi të pronave që mund të kenë interes të blejnë ose të marrin prona me qera.
  • Të dhënat personale të agjentëve përpunohen në kuadër të garantimit të cilësisë dhe standarteve të shërbimit, unifikimin e praktikave, respektimin e kontratave dhe marrëveshjeve me ta, trajnimin profesional të vazhdueshëm të tyre, garantimin e respektimit të rregullave të etikës, praktikave të mira dhe transparente si dhe legjislacionit që rregullon dhe normon këtë sektor, duke shmangur praktikat abuzive dhe që parandalojnë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
  • Të dhënat e siguruara nga sistemi CCTV në ambientet e kompnisë për vizitorët dhe punonjësit, përpunohen në kuadër të garantimit të sigurisë së tyre fizike, sigurisë së aseteve dhe vlerave monetare.

 

  1. Kriteret/Baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale

Kompania Vlora Marina Residences Shpk, i përpunon të dhënat personale në mënyrë të ligjshme duke respektuar kriteret ligjore të përpunimit.

  • Pëlqimi juaj, veçanërisht në kapacitetin tuaj si klient, kandidat për punë, punonjës, agjent, person i interesuar ose kontakt i Vlora Marina Residences Shpk;
  • Marrëdhënia kontraktore midis jush dhe Vlora Marina Residences Shpk ose Agjencive pjesë e saj. Ky është veçanërisht rasti nëse jeni klient (shitës ose blerës, qiradhënës apo qiramarrës), punonjës, ose palë tjetër për ndonjë transaksion të kryer me Vlora Marina Residences Shpk;
  • Pajtueshmëria me kërkesat dhe detyrimet tona ligjore ose rregullatore, kryesisht referuar legjislacionit tregtar, legjislacionit që rregullon marrëdhëniet juridike civile, kontratat dhe përcakton detyrimet në këtë fushë, legjislacionit që rregullon marrëdhëniet dhe procedurat e punësimit, legjislacionin tatimor dhe atij bankar, legjislacionit në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të cilat përcaktojnë qëllimet e çdo veprimi përpunues ose procedure që duhet të kryejmë në përputhje me to;
  • Interesat tona legjitime, sidomos në kuadër të mbrojtjes së zyrave dhe ambienteve tona dhe integritetin fizik të punonjësve dhe klientëve tanë (mbikqyrje video). Kjo vlen për Agjencitë që kanë instaluar një sistem kamerash (CCTV).

 

  1. Sa kohë ruhen të Dhënat?

Të dhënat tuaja personale nuk do të mbahen në një formë që bën të mundur identifikimin tuaj, përtej periudhës kohore të nevojshme për qëllimet për të cilat përpunohen të dhënat, në përputhje me detyrimet dhe kërkesat tona kontraktuale, ligjore dhe rregullatore.

  • Të dhënat e klientëve që do të përpunohen në kuadër të marrëdhënies kontraktore dhe të ndërmjetësimit do të ruhen dhe mbahen, për një afat 10 vjeçar duke filluar nga data e përfundimit të marrëdhënies së biznesit ndërmjet kompanisë dhe klientit (pra nga data e përfundimit të kësaj kontrate/marrëveshjeje), në zbatim të Ligjit nr. 9917 dt.19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar. Referuar këtij ligji, me kërkesën e autoritetit përgjegjës (DPPPP), dokumentacioni dhe të dhënat, mund të ruhen për më shumë se ky afat.

Pas përfundimit të këtij afati të dhënat e administruara në dokumentacionin fizik arkivor do të shkatërrohen nga Agjencia nëpërmjet metodës së grirjes me pajisje grirëse letre, ndërsa të dhënat e ruajtura në sistemin elektronik do të fshihen në mënyrë të parikuperueshme.

  • Të dhënat e kandidatëve për punë do të ruhen deri në përfundimin e procesit të konkurimit për pozicionin vakant. Pasi të zgjidhet fituesi të dhënat do të shkatërrohen.
  • Të dhënat e punonjësve do të mbahen gjatë gjithë periudhës së marrëdhënies së punës dhe deri në dy vjet pas largimit, që përkon me periudhën ku ai ka të drejtë të ngrejë pretendime ligjore në Gjykatë ndaj punëdhënësit.
  • Të dhënat e personave të interesuar/vizitorët, nëpërmjet faqes web lidhur me kërkesa apo ankesa, do të ruhen për sa kohë ekziston qëllimi i trajtimit të tyre (pra do të ruhen për sa kohë të përfundojë sqarimi i kërkesës apo ankesës), më pas ato do të fshihen, shkatërrohen. Nisur nga eksperienca, këto raste trajtohen brenda një afati prej 30 ditëve.
  • Të dhënat për partnerët/bashkëpuntorët do të ruhen për sa kohë ekziston marrëdhënia e bashkëpunimt dhe deri në pesë vjet pas përfundimit të saj, në kuadër të pretendimeve të mundshme juridike civile.
  • Të dhënat e agjentëve do të ruhen për sa kohë është në fuqi kontrata dhe deri në dy vjet pas përfundimit të saj, në kuadër të pretendimeve të mundshme juridike civile.
  • Të dhënat e personave të trajnuar ruhen për sa kohë subjekti gëzon statusin si agjent, menaxher apo punonjës, si pjesë e Vlora Marina Residences Shpk, më pas ato fshihen
  • Të dhënat e siguruara nga sistemi CCTV ruhen sipas kapacitetit të serverit por më pak se dy muaj.
  • Të dhënat e personave të interesuar nëpërmjet faqes web, telefonit ose rrjeteve sociale, ruhen për një periudhe deri në 60 muaj, nëse nuk finalizohet marrëdhënie konkrete me ta.

 

  1. Masat e sigurisë

Siguria e të dhënave është thelbësore për të mbrojtur informacionin dhe të dhënat personale, për të ruajtur integritetin dhe për t'u pajtuar me standardet ligjore dhe etike. Kompania jonë e ushtron aktivitetin e punës në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ka ngritur politikat dhe sistemet e nevojshme për këtë qëllim.

Ne kemi zbatuar masa të rrepta sigurie për të ulur rrezikun e shkeljes së të dhënave dhe keqpërdorimit të të dhënave tuaja personale, të tilla si zbulimi i paautorizuar dhe aksesi i paautorizuar në të dhënat tuaja.

Ne sigurojmë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale duke i ruajtur të dhënat tuaja, si dhe duke siguruar pëlqimin tuaj te informuar përpara mbledhjes së të dhënave. Informacioni personal nuk do të zbulohet me asnjë njeri jashtë kompanisë. Individët kanë të drejta që burojnë nga legjislacioni në fuqi si aksesi, korrigjimi dhe fshirja.

Për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të ruajtur integritetin e proceseve të përpunimit, ne zbatojmë qasjet e mëposhtme:

Ruajtja e të dhënave - ne përdorim zgjidhje të ruajtjes së enkriptuar dhe baza të të dhënave me akses të kufizuar për të mbrojtur të dhënat personale.

Kontrolli i aksesit – ne zbatojmë kontrolle të rrepta aksesi për të kufizuar aksesin në të dhënat personale, duke siguruar që vetëm personeli i autorizuar mund të shikojë/aksesojë, ndryshojë ose fshijë, informacione ose të dhëna specifike.

Kanale komunikimi të sigurta – ne përdorim kanale të sigurta për shkëmbimin/komunikimin e informacionit, duke përfshirë shërbimin me e-maile të enkriptuara për të parandaluar përgjimin e të dhënave.

Pajisjet/ambientet në të cilat ne ruajmë të dhënat personale janë të vendosura në një mjedis të sigurt me akses të kufizuar fizik (d.m.th. dhomë të mbyllur).

Ne përdorim firewall, fjalëkalime të forta, programe antivirus dhe masa të tjera për të mbrojtur të dhënat personale (si enkriptimi dhe pseudonimizim).

Politika e ruajtjes së të dhënave – ne kemi miratuar rregulla për kohëzgjatjen e ruajtjes së të dhënave dhe asgjësimin e sigurt për të zbutur rrezikun e aksesit të paautorizuar në të dhëna të vjetruara (që sapo ju ka mbaruar afati i ruajtjes) ose të panevojshme.

Trajnimi për sigurinë e të dhënave – përpara fillimit të detyrës, ne sigurojmë që personeli përkatës, të trajnohet dhe certifikohet në fushën e mbrojtjes së të dhënave, të përditësohet mbi standardet dhe rregullat tona të sigurisë së të dhënave, praktikat dhe protokollet e menaxhimit të të dhënave specifike.

 

  1. Kush janë marrësit e të Dhënave Tuaja Personale?

Marrësit e të dhënave janë si më poshtë:

  • personeli i autorizuar, punonjës të kompanisë, në përputhje me detyrat e punës dhe që janë të autorizuar të përpunojnë të dhënat vetëm për qëllimet e lartpërmendura te shoqërive Vlora Marina Residences Shpk; Balfin Real Estate Shpk dhe Balfin Development Shpk,;
  • ofruesit e shërbimeve që marrin pjesë në menaxhimin e marrëdhënies sonë me ju, veçanërisht për qëllime të komunikimit dhe transmetimit të dokumenteve, menaxhimin elektronik të tyre, siç është ODOO dhe ZOHO.

ODOO është një kompani e çertifikuar sipas ISO/IEC 27001:2013, i cili është një standard i njohur ndërkombëtarisht për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS). Ky certifikim garanton se Odoo ka zbatuar kontrolle dhe masa të rrepta për të mbrojtur informacionet dhe të dhënat, duke siguruar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave.

Këto kompani me të cilat bashkëpunon duke ju deleguar këto shërbime konsiderohen përpunues në kuptim të ligjit specifik.

  • Institucionet publike kompetente (Drejtoria e Tatimeve, ISSH, Inspektoriati i Punës, etj), ato gjyqësore, në rrethanat e parashikuara në legjislacionin specifik në fuqi dhe me kërkesë të arsyetuar nga ana e tyre.
  • Bankat me të cilat bashkëpunojmë.

Vlora Marina Residences Shpk dhe bashkepruntoret e saj, garantojnë që respektojnë një politikë sigurie dhe konfidencialiteti që përputhet me Ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe zbatojnë standartet më të larta sa i përket përpunimit të të dhënave personale, njësoj si në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane.

Punonjësit e Vlora Marina Residences Shpk; Balfin Real Estate Shpk dhe Balfin Development Shpk, kanë nënshkruar Deklarata Konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave me të cilat vijnë në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës, dhe ku parashikohen penalitet në rast shkelje.

Në asnjë rast të dhënat tuaja personale nuk do të jenë objekt i transaksioneve tregtare me palët e treta.

 

  1. Cilat janë të drejtat tuaja?

Sipas neneve 12-17 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, ju gëzoni disa të drejta lidhur me të dhënat tuaja personale dhe mund të kërkoni në çdo kohë informacion shtesë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale.

Në zbatim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar, në lidhje me të dhënat personale që Balfin Real Estate Shpk përpunon, ju keni të drejtat si më poshtë:

  • E drejta për akses – keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me ju përpunohen nga Vlora Marina Residences Shpk, si dhe të keni akses në këto të dhëna dhe informacion rreth qëllimit, afatit, bazës ligjore për përpunim, kategoritë e të dhënave që përpunohen si dhe katëgoritë e marrësve;
  • E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale si dhe ndalimin e menjëhershëm të përpunimit;
  • Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave;
  • E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të caktuara, sipas parashikimeve të nenit 15 të ligjit nr.9887, date 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
  • E drejta për t’u ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshme për të dhënat personale ju mund të ankoheni me shkrim në adresën tonë zyrtare si dhe në emailin tonë, të publikuara në faqen web.
  • E drejta për kompensim - nëse provoni që juve u është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, keni të drejtë të kërkoni kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil.

Kërkesa me shkrim duhet të përmbajë nënshkrimin tuaj si dhe të shoqërohet me një kopje të vlefshme të mjetit tuaj të identifikimit, me qëllim që të shmangen mundësitë e abuzimit nga persona të tretë.

Kërkesa duhet të dërgohet me shkrim në adresën përkatëse të Vlora Marina Residences Shpk drejtuar Oficerit të Mbrojtjes së të Dhënave, ose me email në adresën: sales@balfinrealestate.com

Ju mund ti ushtroni në mënyrë të lirë të drejtat tuaja.

Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, ne do t’ju dërgojmë infromacionin e kërkuar, ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj.

Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e Vlora Marina Residences Shpk, ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al.

Nëse përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqim, ju mund ta tërhiqni atë në çdo kohë.
Për tërheqjen e pëlqimit mund të na kontaktoni në: Email: sales@balfinrealestate.com, Nr Telefon: +355 69 801 4999

  1. Ndryshimet në politikën tonë të privatësisë

Ne përditësojmë rregullisht politikën e privatësisë në mënyrë që të jetë e saktë dhe e përditësuar dhe rezervojmë të drejtën të ndryshojmë përmbajtjen e saj nëse e gjykojmë të nevojshme.

Për të gjitha ndryshimet dhe shtesat do të informoheni në kohën e duhur përmes faqes sonë të internetit në përputhje me parimin e transparencës.

Përditësimi i fundit: 08.01.2025.

 

 

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds