Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Qershor 7, 2022

Turizmi në Vlorë mes sfidash dhe nevoja e një Marine më standarde ndërkombëtare

Si në shumë vende të botës edhe në Shqipëri turizmi shihet si një burim i rëndësishëm i gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendeve të punës. Në vendin tonë turizmi po njeh një ngritje të stabilizuar dhe cilësore kjo edhe nga fakti se Shqipëria është e pozicionuar strategjikisht për t’i përmbushur kërkesat e tregut duke synuar një turizëm në 365 ditë të vitit. Një nga qytetet që e mundëson atë me të gjithë potencialin që mbart është edhe qyteti bregdetar i Vlorës i cili prej vitesh është kthyer në një destinacion të kërkuar falë atraksioneve historike dhe kulturore. Qyteti ofron një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante në përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë vendas dhe të huaj. Por një nga vështirësitë e zhvillimit të sektorit të turizmit në Shqipëri dhe veçanërisht në Vlorë, është mungesa e një marine që përmbush parametrat ndërkombëtarë për të pritur gjithnjë dhe më shumë target të turistëve të huaj që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë me jahtet e tyre. Ndërtimi i një marine në Vlorë do t’i jepte zgjidhje këtij ngërçi dhe do të sillte një hov të ri për turizmin. Sipas drejtuesit të projektit Vlora Marina, Ervin Bacaj, ky është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për Vlorën por edhe për vendin. Bacaj sqaron se një marinë e re do të sillte zhvillim të zonës kjo falë mundësive të pafundme mbi balancimin e ofertës turistike dhe shërbimeve, përmirësimin e nivelit të jetesës, rritjen e punësimit në sektorin e turizmit, rritjen e të ardhurave nga shërbimet turistike dhe zbutjen e varfërisë në këto zona. Ndërtimi i një marine me parametra ndërkombëtare ka ndikim me efekt zinxhir në nivel më të gjerë. Një port modern jahtesh sipas shembujve më të mirë të kontinentit do të jetë porta hyrëse e vendit tonë për itineraret më të njohura turistike. Gjithashtu sipas drejtuesit të projektit, ky investim kërkon përgjegjësi dhe një vullnet për t’u ndërtuar mbi çdo parametër si dhe për t’i dhënë vendit një tjetër aset që do kontribuojë në sektorin e turizmit, aktualisht më të rëndësishmit në vendin tonë.

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds

This will close in 0 seconds