Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!

PRONA NË SHITJE

+355 69 801 4999

Nëse jeni të interesuar për hapësira për biznesin tuaj vetëm pak njësi kanë mbetur!



Rreth Nesh

Vlora Marina

Rezidenca

Hotelet

MARINA

Shëtitorja

Investimet

Lajme & Evente

Kontakt

+355 69 801 4999

Korrik 27, 2022

Vlora Marina projekti që plotëson infrastrukturën për një turizëm gjatë gjithë vitit


Jo vetëm qyteti i Vlorës por në përgjithësi turizmi bregdetar në vendin tonë ka një turizëm sezonal i cili zgjat maksimumi deri në muajin tetor, kjo në varësi edhe të kushteve klimaterike. Shpesh diskutohet për një sezon që të ketë kohështrirje gjatë gjithë vitit, por për të pasur një turizëm të tillë lind nevoja edhe e një infrastrukture të duhur e cila lehtëson lëvizjet e turistëve që kërkojnë të vizitojnë bregdetin tonë si dhe shtimi i strukturave akomoduese. Vlora Marina është projekti i cili synon ta kthejë qytetin e Vlorës në një qendër jo vetëm sezonale por të vizitueshme gjatë gjithë vitit. Me një port për ankorimin e jahteve, me shëtitoren përgjatë marinës ku shërbimet e ndryshme plotësojnë kërkesat e vizitorëve brenda të gjitha standardeve të shërbimeve. Vlora Marina pritet të plotësojë atë çfarë i mungon turizmit në vend. Por me projektin e ri vizitorët e marinës do të kërkojnë edhe shërbime të tjera plotësuese dhe pikërisht për këtë lind nevoja për më shumë kapacitete hoteliere. Sipas agjensive turistike qyteti i Vlorës vijon të mbetet joshës si për turistët vendas dhe ata të huaj. Çdo vit janë shtuar edhe më shumë kërkesat për hoteleri nga turistë të huaj të cilët preferojnë të vizitojnë vendin tonë të tërhequr nga bregdeti, bukuritë natyrore, historia dhe kulinaria vendase. Me plotësimin e kësaj infrastrukture të nevojshme, si porti për ankorimin e jahteve dhe përmbushja e kërkesave për akomodim brenda standardeve, qyteti i Vlorës, dhe jo vetëm, synohet të kthehet në një destinacion edhe në sezonin e dimrit.